Adhuruesit e kafes të cilët i pinë deri në 25 kafe në ditë tani mund të sigurohen se kjo pije nuk është e dëmshme për zemrën e tyre, thonë shkencëtarit.
Disa studime të mëhershme kanë sugjeruar se kafja i ngurtëson arteriet, duke shkaktuar presion mbi zemrën dhe duke e rritur mundësinë për sulm në zemër apo tru, transmeton Telegrafi.
Madje, studimet e mëhershme edhe u kishin këshilluar adhuruesve të kafes që ta zvogëlojnë konsumimin.
Por, një studim i ri me më shumë se 8,000 njerëz përgjatë Mbretërisë së Bashkuar ka zbuluar se konsumimi i pesë kafeve në ditë, madje edhe konsumimi i deri në 25 kafe në ditë, nuk është më i dëmshëm për arteriet sesa konsumimi i më pak se një kafe në ditë.
Hulumtimi, i cili pjesërisht është financuar nga Fondacioni Britanik i Zemrës, është duke u prezantuar në konferencën e Shoqatës Kardiovaskulare Britanike në Mançester.
Ekspertët britanikë i kanë ndarë 8,412 njerëz në tri grupe për këtë studim.
Grupi i parë përbëhej me ata që i konsumonin më pak se 1 kafe në ditë; grupi i dytë me ata që i konsumimin mes 1 dhe 3 kafe në ditë; dhe grupi i tretë me ata që i konsumonin më shumë se 3 kafe në ditë.
Disa prej personave në grupin e tretë i kishin konsumuar deri në 25 kafe në ditë, megjithëse numri mesatar i kafeve që ky grup i konsumonte ishte 5 kafe në ditë.
Sidoqoftë, kështu hulumtuesit zbuluan se edhe ata që i konsumojnë deri në 25 kafe brenda dite nuk janë më të rrezikuar nga dëmtimi i artereve sesa ata që pinë më pak se një kafe.
Të gjithë pjesëmarrësit iu ishin nënshtruar testeve të ndryshme shëndetësore të zemrës, ndërkaq rezultatet kishin mbetur të njëjta edhe kur ishin marrë parasysh faktorët tjerë si pesha, mosha, etj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin