LAJMI I FUNDIT:

Deri kur qeveria do t’i injorojë ish të burgusurit politikë

Secila qeveri e pas-luftës në Kosovë është treguar njësoj injoruese karshi statusit të ish burgosurve politik shqiptarë gjatë kohës së pushtimit. T’gjitha qeveritë janë munduar të shfajsohen se përmirësimi i statusit të këtyre të burgosurve s’ka gjasë të bëhet meqë do të ishte ‘barrë për buxhetin e varfër të Kosovës’. Çuditërisht këtë e thonë pikërisht ata të cilët për vete kanë siguruar privilegje përrallore, të mira materiale e gjithçka tjetër nga pikërisht ky buxhet i yni? Çka është kjo nëse jo plaçkitje e parasë së qytetarëve të Kosovës?

Secila qeveri, veçmas kjo aktuale, ka qenë e prirë t’i anashkalojë sistematikisht kërkesat e të gjithë atyre grupeve shoqërore që dhanë gjithçka nga vetja e tyre për lirinë e vendit atëherë kur kërcënohej më shumë se kurrë. Për ta shfajësuar vetëveten nga kjo papërgjegjësi dhe poshtërsi, qeveritë s’kanë ngurruar asnjëherë t’u sigurojnë ca përfitime monetare udhëheqësve e drejtuesve të secilës kategori shoqërore, në mënyrë që këta të fundit ta amortizonin paturpësisht kategorinë të cilës i takonin.


Qeveria duket se po harron se edhe ajo i detyrohet pikërisht këtyre të burgosurve politikë, të cilët ditët më të mira të jetës së tyre i çuan kazamateve e burgjeve të Jugosllavisë, për t’u bërë denoncuesit më të mëdhenj të “parajsës jugosllave”. Po këta të burgosur politikë do të bëhen emblema frymëzuese e qindra organizimeve ilegale shqiptare që synonin çlirimin e vendit tonë nga okupacioni serbojugosllav.

Miratimi i projektligjit për vlerat e luftës nuk duhet të numërohet si ndonjë sukses i qeverisë përderisa qe më shumë akt mburrjeje para mediave sesa ndonjë zotim i mirfilltë për t’u dalë në krah këtyre kategorive kaq të përvuajtura. Në këtë rast pretendimi i Hajredin Kuçit se ngurrimi i tyre qëndron në ‘problemet financiare’ është i paqëndrueshëm sepse të burgosurit asnjëherë s’kanë kërkuar ndonjë beneficion luksoz.

Për më tepër, kërkesa e të burgosurve politikë është jo vetëm racionale por është edhe një grishje që organet përgjegjëse të paktën t’u japin dinjitet, që do të thotë se të burgosurit politikë s’duhet të lihen në kufinjtë e luftës për mbijetesë. Çdo veprim karshi të burgosurve politikë do të duhej të kishte si model vendet fqinje, veçmas Kroacinë e cila të burgosurve politikë të saj (sikundër edhe gjithë atyre që u sakrifikuan për lirinë e saj) i trajton njerëzisht duke u dhënë ndihmesa financiare dhe lehtësira të tjera.
Prjojektligji që ne kërkojmë të miratohet sa më parë nga Kuvendi, duhet të jetë njëmend zotim se qeveria do të angazhohet seriozisht për ta vënë në zbatim atë, e jo sa për ta nxjerrë të larë vetën e për ta promovuar politikisht vetën e saj.

(Autori është ish i burgusur politik)

Në trend

Më shumë
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Shpërthen ‘bomba’ në Spanjë: Dyshohet për një ndeshje të trukuar në La Liga

Shpërthen ‘bomba’ në Spanjë: Dyshohet për një ndeshje të trukuar në La Liga

La Liga
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Lajme
Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin

Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin

Auto
Tek Arsenali të sigurt se do shpallen kampionë – dalin pamjet duke prezantuar trofeun

Tek Arsenali të sigurt se do shpallen kampionë – dalin pamjet duke prezantuar trofeun

Premier League
Cristiano Ronaldo tregohet dinak kur parashikon fituesin e Ligës Premier këtë sezon

Cristiano Ronaldo tregohet dinak kur parashikon fituesin e Ligës Premier këtë sezon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori