LAJMI I FUNDIT:

Deri më 15 janar regjistrim dhe çregjistrim i paguesve të TVSH-së

Deri më 15 janar regjistrim dhe çregjistrim i paguesve të TVSH-së

Deri më 15 janar të gjithë personat juridikë dhe fizikë të cilët vitin e kaluar kishin qarkullim nën dy milionë denarë, ndërsa janë regjistruar si pagues të TVSH-së, do të kenë mundësi që të çregjistrohen nga Regjistri i paguesve të TVSH-së, ndërsa ata të cilët kishin qarkullim mbi dy milionë denarë, ndërsa nuk janë regjistruar, do të duhet të regjistrohen. Këtë e kërkon pragu i ri i paguesve të TVSH-së që filloi të vlejë nga 1 janari.

Pragu i paguesit të TVSH-së ishte rritur prej një në dy milionë denarë kah fundi i vitit të kaluar me qëllim që të ulet barra administrative për qytetarët dhe firmat.


“Fletëparaqitje për regjistrim për qëllimet e tatimit të vlerës së shtuar të cilët dëshirojnë që vullnetarisht të regjistrohen për qëllimet e tatimit të vlerës së shtuar”, informojnë nga Ministria e Financave.

Fletëparaqitje për regjistrim mund të dorëzohet me postë ose personalisht deri te Drejtoria Rajonale e Drejtorisë për të Ardhura Publike sipas selisë ose vendbanimit të tatimpaguesit.

Është përgatitur doracak përmes të cilit qytetarët dhe firmat do të mund të informohen për pragun e ri dhe i cili ka ose nuk ka obligim si pagues i TVSH-së. Doracaku mund të gjendet në ueb-faqen e Ministrisë së Financave.

Pragu për paguesit e TVSH-së ishte ndryshuar në fund të vitit të kaluar. Atëherë ministrja e Financave, Nina Angellovska tha se analiza e Ministrisë së Financave ka treguar se administrata tatimore shpenzon më shumë kohë për paguesit e vogël të TVSH-së të cilët kontribuojnë me dy për qind në pagesën totale të TVSH-së, se sa e atyre të cilët kontribuojnë me 73 për qind.

Me ndryshimet e reja ligjore është edhe periudha në të cilën paguesi është i obliguar që të mbetet në sistemin e TVSH-së dhe e njëjta është shkurtuar në tre vite nga pesë vitet paraprake.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori