LAJMI I FUNDIT:

Dërguti: Koalicioni Veseli-Haradinaj-Limaj është bashkimi për të instaluar në Kosovë diktaturën e krimit

Dërguti: Koalicioni Veseli-Haradinaj-Limaj është bashkimi për të instaluar në Kosovë diktaturën e krimit

Aida Dërguti ka thënë në tubimin zgjedhor të VETËVENDOSJE!-s në Mitrovicë se nuk do të ketë drejtësi në Kosovë derisa nuk bashkohet Mitrovica.

Ajo ka kujtuar dëbimin e 11,000 shqiptarëve nga Mitrovica në vitin 2000, vrasjet e kryera në atë vit, si dhe vrasjet e Selver Haradinajt dhe Enver Zymberit, me ç’rast tha se pa zbardhjen e këtyre rasteve s’mund të ketë drejtësi.


“Me ardhjen në pushtet, Lëvizja VETËVENDOSJE! do të themelojë Komisionin Parlamentar për zbardhjen e të gjitha vrasjeve që kanë ndodhur pas luftës dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në këto vrasje do të vendosen para drejtësisë”, tha kandidatja për deputete, Aida Dërguti.

“Ju të gjithë e dini, koalicioni Veseli-Haradinaj-Limaj është bashkimi për të instaluar në Kosovë diktaturën e krimit”, ka thënë para mitrovicasve Dërguti, duke shtuar se kjo diktaturë që ata synojnë të instalojnë, do ta fuqizonte krimin, do të vazhdonte marrëveshjet e dëmshme me Serbinë dhe do të vazhdonte ta thellonte ndarjen e Mitrovicës

Tutje, Dërguti tha se ushtarët e mirë të UÇK-së janë të gjithë sot me Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe se diktatura e krimit po tutet nga fundi që po i vjen.

Mu për këtë ajo tha, se Ramush Haradinaj e Kadri Veseli as nuk guxojnë të dalin në debat me Albin Kurtin e Visar Ymerin.

“Vetëm kështu vuloset fitorja e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Më 11 qershor, me numrin 35, populli do ta rrëzojë përtokë planin për instalimin e diktaturës së krimit. Më 11 qershor, me Lëvizjen VETËVENDOSJE!, në Kosovë do të nisë festa e demokracisë!”, ishte premtimi i Dërgutit në Mitrovicë.

Në trend

Më shumë
Veprimi i shëmtuar i PSG-së në momentin që Mbappe publikoi videon lamtumirëse

Veprimi i shëmtuar i PSG-së në momentin që Mbappe publikoi videon lamtumirëse

Ligue 1
Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Spikeri thirri emrin e Mbappes në stadium, tifozët e PSG-së me veprim që pak kush e ka pritur

Ligue 1
Kërkesa e parë e Arne Slot tek Liverpooli është transferimi i top yllit të Newcastle

Kërkesa e parë e Arne Slot tek Liverpooli është transferimi i top yllit të Newcastle

Premier League
Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Botë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Kalo në kategori