LAJMI I FUNDIT:

Dërgohen në mbajtje dy të dyshuar për hedhje të granatës në Prishtinë muajin e kaluar

Dërgohen në mbajtje dy të dyshuar për hedhje të granatës në Prishtinë muajin e kaluar
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë dërguar në mbajtje dy persona të dyshuar për hedhje të një granate dore në rrugën “Zekirja Cana” në Prishtinë më 12 prill.  Si pasojë e shpërthimit të granatës ishin dëmtuar gjashtë vetura.

Policia ka bërë të ditur se ka identifikuar të dyshuarit, F.F. (25) dhe E.M. (19), dhe pas intervistimit ata janë dërguar në mbajtje.

“Pas një pune intensive hetimore  zyrtarët e  njësitiit të hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, kanë identifikuar dy persona të dyshuar për veprën shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Rasti (shpërthimi i një granate) ka ndodhë më datën 12.04.2024, në rrugën ‘Zekrija Cana’, në Prishtinë. Prezenca e personave të dyshuar: F.F, mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe E.M, mashkull 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është siguruar sot nga ana e hetuesve. Pas intervistimit personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e ndalimit”, ka njoftuar Policia.


Përndryshe, në orët e hershme të 12 prillit ishte hedhur një granatë dore në rrugën “Zekirja Cana”, ku si pasojë ishin dëmtuar gjashtë vetura. Ishte konsideruar se dëmi material ishte i konsiderueshëm, por nuk pati të lënduar.

“Rr. Zekirja Cana, Prishtinë 12.04.2024-06:50. Njësitet policore, pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vërejtur se si pasojë e një mjeti që kishte shpërthyer janë dëmtuar gjashtë vetura.  Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e PK-së për deminim dhe sipas tyre dyshohet se mjeti shpërthyes ka qenë granatë dore. Të lënduar nuk ka, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Me urdhër të prokurorit, rasti mbetet nën hetime”, kishte njoftuar policia.

Në trend Lajme

Më shumë
Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Kalo në kategori