LAJMI I FUNDIT:

Deralla: Nëse dështon referendumi Maqedoninë e presin skenare të errëta (Video)

Deralla: Nëse dështon referendumi Maqedoninë e presin skenare të errëta (Video)

Në rast se dështon referendumi, Maqedonia jo vetëm që nuk do të ketë progres, por atë e presin edhe skenare të errëta. Në pyetjen nëse vendi rrezikohet nga destabilizimi ose skenaret për ndarje të territoreve, Xhabir Deralla nga “Civil” tha në emisionin “Studio e hapur” se vlerësimet e tyre flasin edhe për skenare më të errëta.

“Duhet të punohet edhe më tej në edukimin e qytetareve dhe qytetarëve, në përforcimin e vetëdijes publike dhe kuptohet në inkurajimin e votuesve të dalin, sepse tani në duart e tyre është e gjithë ajo që e flasim ja edhe sot. Domethënë në një anë është skenari juaj i zi i cili është edhe më i zi në analizat tona dhe në anën tjetër tekstualisht në duart e tyre ndodhet ardhmëria e Maqedonisë evropiane e cila është shumë më ndryshe nga ajo që e shijuam këto 3 dekadat e kaluara”, deklaroi Deralla.


Megjithatë, koordinatori nacional për përgatitjen e Maqedonisë për anëtarësim në NATO, Stevo Pendarovski. thotë se Maqedonia nuk rrezikohet nga ndarja ose shpërbërja, por sipas tij rrezikohet nga instalimi i një diktature të re edhe më të egër se ajo e Nikolla Gruevskit.

“Pra unë t’ju them drejtë, nuk dua të jetoj në autokraci apo në një diktaturë të re, sepse nëse mbetemi jashtë këtyre strukturave, do të ngelim brenda këtyre kufijve por me siguri do të del një diktator i ri. Këto 10 vite të kaluara me Gruevskin që i kaluam, ishte autokracia më e ashpër dhe më rigite në gjithë Ballkanin nëse hiqet regjimi i Millosheviqit. Pra unë nuk dua të jetoj nën diktaturë përsëri”, deklaroi Pendarovski. /Shenja/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori