LAJMI I FUNDIT:

Deputetja Haxhiu: LVV e mbështet shfuqizimin e pagave për kabinetin qeveritar

Deputetja Haxhiu: LVV e mbështet shfuqizimin e pagave për kabinetin qeveritar

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albulena Haxhiu, deklaron se mbështesin shfuqizimin e pagave për kabinetin qeveritar, pasi përveç tjerash është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Ajo në seancën e Kuvendit, tha se Agjencioni Kundër Korrupsionit më 29 janar ka konsideruar që ky vendim është i paligjshëm dhe rrjedhimisht Qeveria ka konsumuar veprën penale të konfliktit të interesit dhe VV ka kërkuar nga Agjencioni Kundër Korrupsionit që të deponojë kallëzimet penale për kryeministrin dhe ministrat që kanë marrë pjesë në këtë vendim.


Ajo u ndal edhe te procedimi i kësaj çështjen në Kushtetuese, duke thënë se është në shpërputhje me Kushtetutën sepse cenon kompetencat e Kuvendit.

“Ne mbështesim pikat apo propozimet e LDK-së që i ka proceduar në interpelancë për shfuqizim të vendimeve për paga. Po ashtu, edhe për nxjerrjet e ligjit për pagat procedimin e tij dhe kemi propozuar tri pikat shfuqizimin e vendimit pra për të cilin po flasim për rritjen e pagave të zyrtarëve të lartë, heqja e kategorizimit sipas moshës për pagën minimale dhe përshtatja e saj të bëhet në baza vjetore, referuarve të dhënave socio-ekonomike dhe tregut të punës”, tha ajo.

Sipas saj, ky vendim u kundërshtua edhe nga qytetarët mediat dhe shoqëria civile ku u organizua edhe një aksion simbolik nëpërmjet të cilit qytetarët shprehën mospajtimin për këtë vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Sa ishin dhe sa do të jenë pagat e kabinetit Haradinaj? (Video)
Lexo po ashtu Sa ishin dhe sa do të jenë pagat e kabinetit Haradinaj? (Video)

Qeveria e Kosovës më 20 dhjetor ka marr vendim për rritjen e pagave për kryeministrin, zëvendëskryeministrat, ministrat dhe pjesës tjetër të kabinetit qeveritar. /Telegrafi/