LAJMI I FUNDIT:

Deputetja e AAK-së thotë se pandemia është betejë e përbashkët e të gjitha partive politike

Deputetja e AAK-së thotë se pandemia është betejë e përbashkët e të gjitha partive politike

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albena Reshitaj ka thënë se menaxhimi i pandemisë është betejë e përbashkët e të gjitha partive politike.

Tutje, ajo tha se prioritet kryesor i Qeverisë duhet të jetë sigurimi i vaksinave, duke shtuar se duhet një plan veprues konkret nga ministri i shëndetësisë Arben Vitia për të dalë nga kjo situate.

“Menaxhimi i pandemisë është betejë e jona e përbashkët e të gjithëve prandaj konsiderojë që janë dy çështje të rëndësishme që ne duhet t’i shohim mos politizimin e menaxhimit të pandemisë nga të gjithë krerët politik një fokusim i madh i qeverisë së Kosovës në menaxhimin e pandemisë”, ka thënë Reshitaj për Ekonomia Online.

“Nuk ka prioritet më të madh këto ditë sesa menaxhimi i pandemisë, por edhe sigurimi i vaksinave për të gjithë qytetarët e vendit që kanë nevojë të vaksinohen. Prandaj, konsideroj se sikurse Qeveria ashtu edhe ministria e Shëndetësisë duhet të fokusohen në sigurimin e vaksinave në planin veprues sesi si do të menaxhohet dhënia e vaksinave”.

Sipas saj, për vaksinimin masiv të popullatës duhet të angazhohet një ekip i veçantë i mjekëve dhe duhet të ketë një plan konkret nga institucionet përgjegjëse.

“Nevojiten ekipe të veçanta të mjekëve, ekipet mobile që duhet të përgatiten edhe në raste ku duhet të vaksinohen individë të cilët janë me aftësi të kufizuara apo të moshuar. Një plan veprues konkret nga ministria e Shëndetësisë do të duhet të bëhet sa më shpejt unë pres reflektim nga ministri i shëndetësisë Arben Vitia për zgjedhjen sa më shpejt të kësaj situate”, shtoi Reshitaj.

Deputetja e AAK-së ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, duke theksuar se pjesë e ekipit në këtë proces duhet të jetë edhe opozita.

“Normalisht për shkak të presioneve politike dhe agjendave politike edhe dialogu është nga çështjet që duhet të vazhdojë dhe të zgjidhet sa më parë. Unë dua të besoj se vetëm AAK-ja por edhe të gjitha partitë opozitare do të duhet të jenë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi”.

“Unë dua të besoj që edhe Qeveria do të marrë me konstruktivitet përvojën e gjithë atyre politikave të cilët kanë qenë në të kaluarën pjesë e dialogut dhe bashkërisht do të japim më të mirën që ta përmbyllim këtë çështje njëherë e përgjithmonë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori