LAJMI I FUNDIT:

Deputetja Doarsa Kica ka kaluar në LDK? Reagojnë nga Lista Guxo

Deputetja Doarsa Kica ka kaluar në LDK? Reagojnë nga Lista Guxo

Deputetja e Listës Guxo, Doarsa Kica-Xhelili u raportua sot se ka kaluar në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ndërsa lidhur me këtë menjëherë ka pasur reagime nga zyrtarë të Listës.

Pas raportimeve se Kica-Xhelili do të jetë pjesë e grupit parlamentar të LDK-së, ka reaguar ministri i Bujqësisë, Faton Peci, që vjen nga radhët e listës “Guxo”.


“Kush synon tjetërsimin apo kontrabandimin e vullnetit të qytetarëve, i bashkohet atyre që janë pjesë e erës së përfunduar në politikë”, shkruan Peci, duke aluduar në deputeten Doarsa Kica-Xhelili.

Telegrafi ka kontaktuar deputeten Kica-Xhelili për të marr një deklaratë, por nuk është përgjigjur. /Telegrafi/