LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i VV-së i bën thirrje Muskut t’ia pezullojë Vuçiqit llogarinë e Twitterit, pasi lavdëroi “kasapin e Ballkanit”

Deputeti i VV-së i bën thirrje Muskut t’ia pezullojë Vuçiqit llogarinë e Twitterit, pasi lavdëroi “kasapin e Ballkanit”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, i ka bërë thirrje pronarit të Twitterit, Elon Musk, ta pezullojë llogarinë e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Reagimi i tij vjen pasi Twitter i pezulloi llogarinë reperit Kanye West pasi publikoi një imazh të simbolit nazist ‘svastika’, derisa më herët kishte lavdëruar Hitlerin.


Basha me këtë rast thotë se edhe presidenti Vuçiq duhet të ndëshkohet me të njëjtin standard pasi ky i fundit e quajti ish-presidentin e Serbisë Slobodan Millosheviç “lider të madh”.

“Përshëndetje Elon Musk, nëse e bllokuat Kanye Westin për deklaratën e tij për Hitlerin, zbatojeni të njëjtin standard dhe ndalojeni Aleksandar Vuçiqin i cili e quajti një vrasës si Millosheviç një “lider të madh”. Mbi të gjitha, Vuçiq madje shërbeu nën udhëheqjen e Millosheviçit si Ministër i Propagandës!”, shkroi deputeti Basha në llogarinë e tij në Twitter.

Në anën tjetër, llogaria e reperit Kanye West u pezullua sërish nga Twitter, dy javë pasi iu ishte rikthyer. Musk, e konfirmoi se West ishte suspenduar për shkelje të politikave.

Reperi amerikan ndau një imazh të një svastika naziste brenda një Ylli të Davidit, një simbol fetar në judaizëm.

Llogaria e West fillimisht u bllokua për 12 orë, dhe më vonë u pezullua. Është e paqartë nëse pezullimi është i përkohshëm apo i përhershëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori