Ndërsa përfundoi sesioni i fundit i Parlamentit të tanishëm Evropian, një deputet slloven mori mundësinë për të dhënë një shfaqje muzikore.

"Është përgjegjësia jonë të mbajmë Evropën së bashku. Le të rindërtojmë Notre-Dame dhe Gëzuar Pashkët", tha Lojze Peterle për kolegët e tij, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Ai pastaj luajti një interpretim të “Ode to Joy” - himni i BE - në harmonikë, duke tërhequr duartrokitje nga politikanët evropianë. /Telegrafi/