LAJMI I FUNDIT:

Deputeti shqiptar kushtëzon votën për reformë me heqjen e nenit për martesa homoseksuale

Deputeti shqiptar kushtëzon votën për reformë me heqjen e nenit për martesa homoseksuale

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, shprehet “pro” miratimit të reformës në drejtësi, por lë të kuptohet se vota e tij në Kuvend do të kushtëzohet nga dy faktorë.

Ndoka theksoi se neni që legjitimon martesat brenda të njëjtit seks, i adoptuar në draftin final të reformës në drejtësi, është i papranueshëm. Kreu demokristian shtoi se ai nuk do ta votojë një nen të tillë, pasi sipas tij, martesat brenda të njëjtit cenojnë familjen, transmeton lapsi.al.


“Unë jam kategorikisht kundër. Themeli i programit tonë demokristian është familja. Është e pabesueshme sesi po tentohet të kalohet disi fshehur, pa i dhënë atë rëndësinë që duhet t’i japë politika shqiptare kësaj çështje. Duhet të jenë preferencat e disa deputetëve që kanë çuar të bëjnë një hap të tillë. Nuk do ta votoj këtë nen. Jam “pro” reformës në drejtësi, por jam kundër këtij neni“, u shpreh Ndoka.

Një tjetër faktor që ndikon votën e Ndokës në Kuvend është mënyra sesi do të votohet. Ai thekson se një votë pazaresh në Kuvend dhe miratimi i reformës në mënyrë të njëanshme është e rrezikshme për vendin .

“Vota e PDK, nuk do të jetë një votë pazaresh, por do të jetë një votë dinjitoze. Tendenca për të miratuar në mënyrë të njëanshme reformën, me deputetë të trafikuar, është shumë e rrezikuar, e kemi provuar edhe në të kaluarën e problemet që kanë shkaktuar. Të paktën deri tani, është një ndër gjërat që unë do t’i konsideroja pozitive të z.Rama, i cili nuk ka tentuar dhe s’e ka pasur strategji në stilin e tij, për të peshkuar deputetë të opozitës“, theksoi Ndoka.

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Politikë
Kalo në kategori