LAJMI I FUNDIT:

Deputeti Rudi përmes fotografive tregon vështirësitë që has për të hyrë në sallën e Kuvendit

Deputeti Rudi përmes fotografive tregon vështirësitë që has për të hyrë në sallën e Kuvendit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi përmes disa fotografive ka treguar se sa e ka të vështirë që të hyjë në sallën e Kuvendit, për shkak se nuk ka infrastrukturë të duhur për personat me aftësi të kufizuara.

Rudi ka thënë se me këto probleme është ballafaquar që 13 vite, fillimisht sa ishte pjesë e Kuvendit Komunal në Malishevë e tani si pjesë e Kuvendit të Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Kur kanë kaluar më shumë se 7 muaj që nga dhënia e betimit si deputet i Kuvendit të Kosovës, vetëm kështu mund të hyjë në sallën e Kuvendit. Me një problem të tillë jam ballafaquar edhe për 13 vite sa isha pjesë e Kuvendit Komunal në Malishevë. Por asnjëherë  nuk jam ndalur, por gjithmonë në shërbim të qytetarëve’, ka shkruar Rudi sipër fotografive.

Deputeti Rudi ka thënë se institucionet e Kosovës e kanë obligim dhe duhet të punojnë që të krijohet infrastruktura e duhur për personat me aftësi të kufizuara./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori