LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i PDK-së: Për një muaj më vdiqën dy anëtarë të familjes së ngushtë në mungesë të terapisë në spital

Deputeti i PDK-së: Për një muaj më vdiqën dy anëtarë të familjes së ngushtë në mungesë të terapisë në spital
Foto: Arkiv

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati ka thënë se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia nuk po përgjigjet pyetjes së tij se se pse nuk ka ilaçe për trajtimin e të sëmurëve nëpër spitale.

Kastrati ka thënë se dy anëtarë të ngushtë të familjes së tij kanë vedkur në mungesë të terapisë.


“Ne kemi hedhur tema për pandeminë nuk kemi marrë përgjigje. Por ata nuk mu kanë përgjigj mua pse mua më kanë vdekur që një muaj dy anëtarë të ngushtë të familjes për mungesë të terapisë në spitalin e Prishtinës”, u shpreh ai.

“Ekzistojnë protokolle të Ministrisë së Shëndetësisë që zoti. Vitia me mindil i ikte kësaj pyetjes time se pse nuk e siguroi terapinë”, tha ai në Kanal 10.

Deputeti i PDK-së ka komentuar edhe përplasjen që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës, ku ishte i përfshirë edhe vetë ai.

Kastrati thotë se duke dalë nga salla e Kuvendit, ata janë ndaluar të dalin, ndërsa thotë se e ka shtyrë deputetin e VV-së, Sali Zyba pasi i erdhi nga prapa dhe e kapi në dorë.

Ai po ashtu tha se janë ofenduar nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci, fjalë të cilat thotë se nuk mund t’i thotë.

“Shiko këtu ne dojmë me lëshu sallën, ne bllokohemi prej tyne, kjo është non sense. E shtyva se ky më erdhi pas shpine, as që kom pas kontakt me to, vjen pas shpinës e ma kap dorën. Kta jon mësu qashtu për mbrapa se përpara nuk dalin”, tha Kastrati.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori