Deputeti në Kuvendin e Serbisë dhe ish-ministri për Kosovë në Qeverinë e serbe, Goran Bogdanoviq, tha se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, sepse kjo çështje për Shtetet e Bashkuara dhe pjesën më të madhe të vendeve të BE-së është një kapitull i mbyllur.
Bogdanoviq vlerësoi se serbët në Kosovë nga viti 2012 nuk kanë fituar asgjë, përveç se janë gjithnjë e më pak.
Bogdanoviq, duke folur në Televizionin N1, përkujtoi se në deklaratat e zyrtarëve serbë nëpër tabloid, me muaj të tërë vërehet përforcimi i retorikës, dhe se herë pas herë dëgjohen edhe deklarata të tilla se si Prishtina planifikon ta marrë veriun e Kosovës.
“Kurse, ne të gjithë e dimë se (sipas Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013) veriu është integruar në sistemin kushtetues dhe ligjor të Kosovës dhe nuk shoh asnjë arsye pse shqiptarët do të përdornin forcën, kur i kanë të gjitha këto (…) Kjo retorikë dhe deklarata që plasohen gjatë muajve të fundit, që përputhen me shkrimet tabloideve pro-qeveritare, shkojnë në atë drejtim për t’i bindur serbët se nuk ka asgjë nga Kosova. Këtë e thotë edhe vetë presidenti – ne nuk kemi asgjë, dhe pastaj thotë nuk do ta japim Ujmanin, nuk e japim Trepçën… Këto kontradikta dhe gënjeshtra edhe më shumë i hutojnë dhe shqetësojnë njerëzit në Kosovë “, tha ai, përcjell Telegrafi.
Gjithashtu thotë se kur diçka paralajmërohet në opinion, kjo do të thotë se nuk do ketë asgjë prej saj.
“Atje [në Kosovë] askush nuk i beson më askujt. Kam frikë se nëse vjen deri te një situatë serioze, para së gjithash ne serbët nuk do të besojmë se është aq serioz “, tha Bogdanoviq.
Ai ka kritikoi ashpër deklaratën e kreut të diplomacisë serbe, Ivica Daçiq se ndarja e Kosovës është zgjidhja më e mirë, duke theksuar se ministri shkel Kushtetutën e Serbisë me një deklaratë të tillë.
“Megjithëse, nuk është sekret se 99 për qind e njerëzve në veri të Kosovës janë për ndarje, kjo nuk do të thotë që Kushtetuta nuk duhet të respektohet dhe se përmes bisedimeve të arrihet një zgjidhje. Por kjo zgjidhje duhet të ketë pëlqimin e serbëve në Kosovë. Nuk është e lehtë askund, por më e lehtë për është për neve në veri, sesa për serbët në jug të Ibrit”, tha Bogdanoviq.
Ai gjithashtu tha se vërehet që kohët e fundit që shumë njerëz kritikojnë Listën Serbe, por ai nuk i përket të tillëve, sepse e di se nuk është e lehtë të jesh në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës.
Bogdanoviq tha se serbët e Kosovës nuk duhet gjithmonë ta dëgjojnë Beogradin, por vetë duhet të luftojnë për disa gjëra. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Specialja merr vendim për lirimin me kusht të Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit

Nga fillimi i muajit shkurt janë gjobitur 18.132 persona për shkelje të rregullave në komunikacion në Maqedoni

Ankohet personeli i Gjinekologjisë në Çair: Po na rrezikohet integriteti profesional, moral dhe etik i punës sonë

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës