LAJMI I FUNDIT:

Deputet në Kosovë, por Simiq përfaqëson SNS-në e Vuçiqit në debate televizive në Serbi

Deputet në Kosovë, por Simiq përfaqëson SNS-në e Vuçiqit në debate televizive në Serbi

Igor Simiq, deputeti i Kuvendit të Kosovës, tashmë edhe zyrtarisht ka filluar të kërkojë vota në Serbi për Aleksandar Vuçiqin.

Deputeti i “Listës Serbe” gjatë ditës së djeshme ka marrë pjesë në një debat televiziv duke u prezantuar si pjesëtar i listës së presidentit serb, “Së bashku mund të bëjmë gjithçka”.


“Keni pasur rastin të dëgjoni se duan t’ju mashtrojnë dhe t’ju marrin votën duke sulmuar Aleksandar Vuçiqin në një kohë kur Albin Kurti po përpiqet të provokojë luftë”, tha Simiq në RTS.

Ai ka ripërsëritur pretendimet e presidentit të Serbisë se në mëngjes është planifikuar “dëbimi i policëve serbë” gjersa më pas u largua nga debati.

Theksojmë se Simiq edhe ditë më parë ka marrë pjesë në një takim me të parin e shtetit serb pas njoftimit të Qeverisë së Kosovës se Serbia nuk do të lejohet të hap qendra të votimit më 3 prill në qytetet me shumicë serbe në vendin tonë.

Ndryshe, Simiq kujtojmë se është nënkryetar dhe zëdhënës i Listës Serbe. /Telegrafi/