LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i LVV-së ngre dyshime: “Blloku B2” është sabotazh që iu ka bërë Qeverisë Kurti

Deputeti i LVV-së ngre dyshime: “Blloku B2” është sabotazh që iu ka bërë Qeverisë Kurti

Shtohen deputetët e LVV-së që dyshojnë se dikush nga KEK-u po saboton Qeverinë Kurti.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi ka thënë se në vitin 2003 ka filluar të dëmtohet KEK-u.


Aliu gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës thotë se “Blloku B2” është një sabotazh që i është bërë Qeverisë Kurti.

“Këta deputetë që sot po qajnë me lot krokodili fort mirë e dinë se i kanë, edhe sot e tutje vazhdojnë me i pas në menaxhmentin e KEK-ut njerëzit e tyre të politikës të emëruar pa konkurse por të politikës që edhe sot po e sabotojnë KEK-un. Jam shumë i bindur që ‘Blloku B2’ është një sabotazh, është sabotazh që iu ka bërë Qeverisë. Shumë i bindur jam zotëri. Do të dalin faktet për këtë punë. Ky sabotazh po mundohet t’i bëhet Qeverisë, një ministreshe të suksesshme dhe një drejtori të suksesshëm i cili është i vetëm në menaxhmentin e KEK-ut që është i pa korruptuar”, ka thënë Thaçi.

Thaçi thotë se sot mosha mesatare e punëtorëve të KEK-ut është 58-vjeç.

“Ju nuk keni pranuar punëtorë të rinj vetëm që të hapni tenderë për firmat tuaja”.

Deputeti i LVV-së është i bindur se me këtë Qeveri dhe ministren aktuale KEK-un e presin ditë të mira.

Ditë më parë përmes një postimi në Facebook edhe deputeti tjetër i LVV-së Mefail Bajqinovci kishte ngritur dyshime se dikush nga KEK-u po e santazhon Qeverinë me ndërprerjet e rrymës./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Me datën 16 prill 2024 hapen panairet tradicionale në sallën 1 Tetori në Prishtinë

Me datën 16 prill 2024 hapen panairet tradicionale në sallën 1 Tetori në Prishtinë

Ekonomi
Pse duhet ta kemi një plan të komunikimit në rast se ballafaqohemi me kriza?

Pse duhet ta kemi një plan të komunikimit në rast se ballafaqohemi me kriza?

Sherife Kçiku Vishaj
Fortesa Home feston 33-vjetorin: Mbi 300 produkte në zbritje!

Fortesa Home feston 33-vjetorin: Mbi 300 produkte në zbritje!

Fortesa Home
10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

provit
KODE Labs siguron financim prej $30M në Serinë B për të përshpejtuar objektivat neto-zero për industrinë e patundshmërisë

KODE Labs siguron financim prej $30M në Serinë B për të përshpejtuar objektivat neto-zero për industrinë e patundshmërisë

Ekonomi
Kalo në kategori