LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i LVV-së: KFOR-i dështoi ta përmbushë misionin në veri të Kosovës

Deputeti i LVV-së: KFOR-i dështoi ta përmbushë misionin në veri të Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka folur për situatën e krijuar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës.

Sipas Dugollit, Qeveria e Kosovës ka kapacitet për t’i larguar barrikadat e vendosura nga njerëzit e armatosur në veri të vendit, të cilët sipas tij janë nën urdhrin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.


Deputeti i shumicës thotë se Serbia ka dëshirë që dikush të vdes në barrikada në mënyrë që më pas të viktimizohet para ndërkombëtarëve.

Por siç ka thënë ai, është kërkesa e KFOR-it, ajo që ka lënë pa vepruar Qeverinë e Kosovës për t’i larguar barrikadat.

“Nëse nuk do ta kishim dëgjuar KFOR-in do të akuzoheshim se nuk jemi duke bashkëpunuar me bashkësinë ndërkombëtare. Tani çdokush e ka të qartë se Qeveria e Kosovës ka toleruar tej mase këtë gjë. Unë mendoj që KFOR-i ka dështuar në kryerjen e misionit të vet sipas rezolutës 1244”, ka deklaruar Dugolli në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Më tej, ai ka thënë se KFOR-i është përgjegjës edhe për vijën kufitare të Kosovës.

“Në momentin që futen grupe të armatosura, kjo gjë është në domenin e KFOR-it. Ata persona të armatosur kanë ardhur ilegalisht në Kosovë dhe jo nga pika kufitare që i kontrollon Policia e Kosovës”, ka deklaruar Dugolli.

Ai thotë se tashmë gjithkush e di se Serbia me këto barrikada nuk dëshiron të diskutojë për planin franko-gjerman.

“Serbia me anë të grupeve kriminale tashmë jo vetëm që po kërcënon Kosovën, por edhe bashkësinë ndërkombëtare”, deklaroi tutje Dugolli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Siguri
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajme
Kalo në kategori