LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputet i VV-së, Dimal Basha, duke folur për tri raportet ndërkombëtare që kanë të bëjnë me Kosovën, ka thënë se ato duhet të trajtohen një nga një.

Basha tha se raporti i ‘Freedom House’ është goxha pozitiv për Qeverinë e Kosovës dhe ka dhënë sinjale që aty ku përmendet kryeministri Albin Kurti thuhet se është duke u luftuar krimi e korrupsioni.

“Raporti i ‘Freedom House’ është i mirë për qeverinë dhe dha sinjale që po luftohet krimi e korrupsioni nga qeveria Kurti, e për dallim nga raportet paraprake ku me emër e mbiemër i ka thirr zyrtarët e lartë shtetërorë të përfshirë në korrupsion. Këtu përfshihen president e kryeministra”, tha Basha në RTK.


Ndërkaq për raportin e DASH-it, Basha thotë se është e vërtetë që përmendet korrupsioni në qeveri, porse sipas tij, në Amerikë kur flitet për qeveri, flitet për tri shtyllat e pushtetit.

“Në Amerikë kur flet për qeveri flet për tri shtylla, pra për gjyqësorin, ekzekutivin dhe legjislativin. E kjo me qëllim po devijohet nga opozita, sepse kur flet për qeverinë nuk thotë për ekzekutivin”, tha Basha.

Sipas tij, raporti i DASH-it më shumë flet për sistemin e drejtësisë, e i cili po shqipton ndëshkime të vogla.

Në trend Lajme

Më shumë
Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave

Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave

Lajme
Elezi: Disa pako me fletëvotime që janë dërguar direkt në përfaqësitë diplomatike, nuk konsiderohen të rregullta

Elezi: Disa pako me fletëvotime që janë dërguar direkt në përfaqësitë diplomatike, nuk konsiderohen të rregullta

Politikë
“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”

“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
AGK: Zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së ngre pikëpyetje ligjore

AGK: Zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së ngre pikëpyetje ligjore

Lajme
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori