LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i LVV, Abrashi: Populli do që Qeveria ‘Kurti 2’ ta çojë mandatin deri në fund

Deputeti i LVV, Abrashi: Populli do që Qeveria ‘Kurti 2’ ta çojë mandatin deri në fund

Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje është shprehur optimist se Qeveria ‘Kurti 2’ do ta përfundojë mandatin e saj në bazë të afateve të parapara me ligj dhe Kushtetutë.

“Vullneti i shumicës së qytetarëve të Kosovës, me aq sa kam mundur me vërejtur unë dhe jo vetëm unë është se Qeveria ‘Kurti 2’ është ta përfundojë mandatin e vet kushtetues, ashtu siç e ka marrë në zgjedhje demokratike’”, ka thënë Abrashi.


Abrashi ka thënë se, siç i quajti ai, “kori opozitar” janë bërë “agresivë” me kërkesën për zgjedhje.

“Mirëpo, marrë parasysh këtë korin e zërave opozitare, kohëve të fundit dhe ditë pas dite po bëhen shumë agresivë në këtë kërkesë. Dorën në zemër pak dyshoj në motivet e tyre se sa të sinqerta i kanë”, shtoi Abrashi, në Debat Plus të RTV Dukagjini.

E lidhur për (mos)votimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës nga partitë opozitare, Abrashi ka thënë se “mos votimi nuk i shkakton dëme Qeverisë, por Kosovës”.

“Është në përgjegjësi që Qeveria me kërku mbështetjen e partive opozitare, por deri tani në Kuvendin e Kosovës ka ekzistuar një praktikë jo e shkruar se kur ka qenë çështja te votimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare, nuk është se ka pasur shumë kundërshtime. Nuk ka ndonjë çështje që shkaktojnë polarizim, përpos në qoftë se në përmbajtje kanë shumë tema politike, por kësaj radhe opozita ka qasje krejt tjetër. Tendenca e tyre bllokuese nuk është duke i bërë dëme Qeverisë, por Kosovës, kur vije puna mosvotimi i Marrëveshjes Ndërkombëtare”, shtoi ai. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori