LAJMI I FUNDIT:

Diplomati amerikan: Po flitet se në Kosovë mund të ketë zgjedhje të parakohshme

Diplomati amerikan: Po flitet se në Kosovë mund të ketë zgjedhje të parakohshme

Deputeti gjerman, Peter Beyer që është raportues për Ballkanin Perëndimor në Bundestag, kishte porosi të qarta në adresë të qeverisë së Kosovës.

Kjo në raport me refuzimin e Prishtinës zyrtare për mos tu bërë pjesë e nismës për bashkëpunimin rajonal e nisur si “Mini-Shengen” dhe e finalizuar si “Ballkani i Hapur” mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut e Serbisë, më 29 korrik në Shkup.


“Ftesa ekziston, Kosova mund të jetë pjesë e kësaj nisme dhe aty të jetë lojtar i fuqishëm. Ata duhet ti tejkalojnë gjërat historike e ideologjike dhe barrën që e mbartin mbi supet e tyre. E di që kjo është e zorshme dhe për mua si gjerman është e lehtë ta them këtë por për të mirën e qytetarëve të gjitha vendeve mendoj se ky është një projekt i mirë.” tha diplomati gjerman për KlanKosova.

Pos kësaj Beyer, që është bashkërendues i qeverisë së Gjermanisë për çështjet transatlantike, foli për bisedimet Kosovë-Serbi.

Si mysafir i debatit online të organizuar Qendra për Studime Strategjike Ndërkombëtare me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai tha se duhet qasje e përbashkët  euro-amerikane.

Emisarin për dialog, Miroslav Lajçak e quan person me qëllime të qarta te cilin e do më të direkt  karshi palëve.

“Do të ishte mirë të kemi një rol më të fortë të emisarit për dialog kur Serbia e Kosova  takohen në Bruksel apo kudo tjetër. Sepse aktualisht roli i të dërguarit special është më shumë i një moderatori sesa e një drejtuesi që shtyn. Më falni për fjalët e mia por ai duhet të jetë më i ashpër nganjëherë  sepse kjo është gjuha që nevojitet dhe kuptohet shumë më mirë”, tha Beyer.

Kurse panelisti i dytë diplomati amerikan, James O’Brien theksoi se situata aktuale e bisedimeve në Bruksel është e pa përshtatshme.

“Mendoj se aktualisht është shndërruar në cirk të cilin secila palë e përdorë për nevoja të brendshme”.

Madje O’Brien që është njeriu i dytë i grupit “Albright Stonebridge” përmendi mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.

“Me zgjedhjet e reja vitin e ardhshëm në Serbi dhe më mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, që po dëgjoj thashetheme, jam skeptik që do të ketë ndonjë rezultat. Unë sapo e nxora një thashetheme për zgjedhjet e parakohshme  në Kosovë. Nuk dua që dikush të mendoj se unë jam në dijeni për diçka, por kjo duket si mundësi”pohoi ai në debatin e CSIS.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori