LAJMI I FUNDIT:

Deputeti gjerman Krichbaum në Tiranë: Rruga e Shqipërisë drejt BE e pakthyeshme

Deputeti gjerman Krichbaum në Tiranë: Rruga e Shqipërisë drejt BE e pakthyeshme

Zëdhënësi për Çështjet Evropiane i Grupit Parlamentar të CDU/CSU dhe njëkohësisht deputeti në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum ndodhet për një vizitë dy ditore në Tiranë.

Në një konferencë për shtyp ditën e sotme, Gunther Krichbaum u shpreh se rruga e Shqipërisë drejt BE-së është e pakthyeshme dhe se Bundestagu gjerman e ka mbështetur dhe do ta mbështesë atë në rrugën e saj drejt Evropës.

“Rruga e Shqipërisë drejt BE është e pakthyeshme. Bundestagu gjerman e ka mbështetur këtë rrugë e do vazhdojë ta bëjë. Është në anën tuaj. Rruga ka qenë e mundimshme dhe bëhet fjalë për as më shumë edhe as më pak se sa për transformimin e shoqërisë. Procesi i vettingut ka një karakter model për vendet e tjera. Ajo çka Shqipëria ka bërë deri tani është me karakter shembulldhënës. Në përgjithësi, të gjitha reformat që Shqipëria po bën janë në dobi të popullsisë së këtij vendi. Reformat nuk bëhen në dobi të Berlinit, Brukselit apo Parisit por në interes te shqiptarëve”, tha Krichbaum./tch/


Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Kalo në kategori