LAJMI I FUNDIT:

Deputeti Frashër Demaj infektohet me COVID-19

Deputeti Frashër Demaj infektohet me COVID-19

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Frashër Demaj, ka njoftuar se është infektuar me COVID-19.

Demaj ka thënë se pavarësisht se ai është munduar të jetë i kujdesshëm, prapë është prekur nga virusi, transmeton Telegrafi.


“Të dashur familjarë e miq, Pavarësisht se jam munduar të jem shumë i kujdesshëm për vete dhe të tjerët duke bartur maskë gjatë gjithë kohës, si duket nuk ka mjaftuar. Të premten pasdite kam pasur temperaturë të lartë dhe kokëdhimbje. Pas publikimit të rezultateve të testit kam dal Covid pozitiv”, ka shkruar ai.

Demaj ka thënë se nga dita e premte është vetizoluar.

“Nga e premtja jam vetizoluar në shtëpi dhe po ndjek rekomandimet e mjekëve. Diana dhe Drini tani për tani janë mire”.

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë COVID-19 e deri më tani në Kosovë me virus janë infektuar 4 mijë e 931 persona, 2 mijë e 267 prej të infektuarve janë shëruar kurse janë regjistruar edhe 102 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje tjera shoqëruese.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se raste aktive në vendin tonë janë 2 mijë e 562./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori