LAJMI I FUNDIT:

Deputeti dhe ish-zëvendëskryeministri australian filmohet i shtrirë në rrugë dhe duke sharë në telefon

Deputeti dhe ish-zëvendëskryeministri australian filmohet i shtrirë në rrugë dhe duke sharë në telefon

Deputeti aktual australian dhe ish-zëvendëskryeministri Barnaby Joyce, ka folur pasi u shfaqën pamjet e tij të shtrirë në trotuar në Canberra duke sharë në telefonin e tij celular.

Në të njëjtën kohë, presioni po rritet mbi Partinë Kombëtare të Australisë për të sanksionuar anëtarin e saj, transmeton Telegrafi.


Guardian Australia pretendon se Joyce nuk mori pjesë në mbledhjen e partisë ku u diskutua incidenti. Shefi i partisë, David Littleproud, pritet të zhvillojë bisedime me Joyce.

Të premten, Daily Mail Australia publikoi pamjet e Joyce-it të shtrirë në shpinë në trotuar, duke folur në telefon dhe duke sharë. Joyce pranoi për rrjetin Seven se “bëri gabim të madh” duke përzier alkoolin me ilaçin me recetë që po merrte.

“Marr barna me recetë dhe ata ju thonë se disa gjëra mund të ndodhin nëse pini dhe ato kanë qind për qind të drejtë. Nuk po kërkoj simpati dhe nuk po kërkoj justifikim”, theksoi ai.

Kryeministri Anthony Albanese tha të premten se deputeti Joyce ishte në “rrethana dukshëm të vështira”. Të dielën ai kërkoi një shpjegim për ngjarjen.

“Unë mendoj se njerëzit do të mendojnë se cili duhet të jetë reagimi kur një ministër nga qeveria ime sillet kështu. Unë mendoj se ai thjesht ka nevojë për një shpjegim të asaj që ndodhi” tha ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Sullivan thotë se ndihma ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë një kundërofensivë në vitin 2025

Sullivan thotë se ndihma ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë një kundërofensivë në vitin 2025

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
IDF-ja urdhëron evakuimin e 100 mijë civilëve nga lindja e qytetit Rafah, për shkak të një “operacioni të kufizuar”

IDF-ja urdhëron evakuimin e 100 mijë civilëve nga lindja e qytetit Rafah, për shkak të një “operacioni të kufizuar”

Azia
Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Botë
Kalo në kategori