Kërkesa e 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, e 22 dhjetorit, për seancë të jashtëzakonshme për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, që njihet si Gjykata Speciale për krime të luftë në Kosovë, do të mbetet edhe më tej dhe ajo do të votohet nëse arrin para deputetëve, thonë deputetë të partive në pushtet dhe atyre opozitare.
Nait Hasani, deputet i Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, subjekt ky brenda koalicionit qeverisës në vend, thotë se kërkesa për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale është bërë për ndryshimin e karakterit etnik të gjykatës dhe të mos gjykohen vetëm pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por të gjithë ata që kanë bërë krime të supozuara, përfshirë edhe individët e mundshëm nga bashkësitë tjera etnike në Kosovë.
“Ne e kundërshtojmë. E kam kundërshtuar dhe do ta kundërshtoj një gjykatë të tillë sepse nuk është një gjykatë që e dënon krimin, por që kërkon të dënojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për çlirimin që e ka bërë. Kërkesa ime personale dhe e 43 të nënshkruarve, ka qenë, është dhe do të mbetet si kërkesë drejtuar Kuvendit për shqyrtimin e plotësim ndryshimin e ligjit, nga një Gjykatë Speciale që është tash me Dhoma të Specializuara, të krijohet një gjykatë në Kosovë, e cila do të merret me trajtimin e rasteve të dyshuara për krime edhe të komuniteteve të tjera, sikurse krimet serbe në Kosovë”, thotë Hasani.
Në anën tjetër, në një intervistë me Radion Evropa e Lirë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se “nisma e deputetëve për Gjykatën Speciale nuk është një kërkesë për të sfiduar gjykatën, por është alternativë, sikurse që kanë edhe vendet e tjera të ish-Jugosllavisë: Kroacia, Bosnja dhe Serbia”.
Intervistë me presidentin Thaçi
Vendimi për Gjykatën Speciale i vitit 2015, sipas tij, mbetet në fuqi, por lidhur me nismën e 43 deputetëve, ndonëse në dy tentime ka dështuar të dërgohet para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ai ka thënë se çështja nuk është mbyllur.
Në anën tjetër, partitë opozitare mbeten të ndara në qëndrime lidhur me propozimin e 43 deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Lidhja Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se është kundër kësaj nisme.
“Kosova dhe institucionet e Kosovës duhet të marrin guximin, jo të propozojnë zhbërjen e Gjykatës Speciale përmes shfuqizimit të Ligjit, por të marrin përgjegjësinë për trajtimin e krimeve, vrasjeve e torturave që kanë ndodhur në vendin tonë”, kishte shkruar ditë më parë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në rrjetin social Facebook.
Por, Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje, aktualisht subjekti më i madh opozitar, e cila në vitin 2015 pati kundërshtuar dhe votuar kundër themelimit të Gjykatës Speciale, thotë se qëndrimi i këtij subjekti nuk ka ndryshuar na ai i vitit 2015. Sipas tij, pavarësisht se propozimi ka ardhur nga partitë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon ta konsiderojë si gjykatë të padrejtë për Kosovën.
“Nuk është hera e parë që iniciativat nuk i kemi parë prej nga kanë ardhur, por çfarë janë ato. Po ta kishim parë se prej nga ka ardhur iniciativa, që ka ngelur vetëm iniciativë, për ndryshimet kushtetuese për Forcat e Armatosura, ne do ta votonim kundër, por ne jemi deklaruar ‘për’ sepse është interes i Kosovës. Kështu që, prapë të njëjtën qasje do ta kemi. Ne do të jemi kundër kësaj gjykatë dhe do ta manifestojmë me votën tonë në seancë, kurdo që do të vjen. Po them, kurdo që të vjen, nëse vjen ndonjëherë, për arsye që ne kemi dyshimin e bazuar se ky mund të jetë thjeshtë një manipulim i (Hashim) Thaçit, në këtë rast dhe duket që mund mundë të ngelet më shumë në kufijtë e një kërcënimi sesa të një iniciative”, thotë Selimi.
Propozimi për shfuqizimin e Gjykatës Speciale ka ngjallur reagime të ashpra të ambasadorëve të vendeve të Quintit. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, e ka cilësuar këtë veprim si “ngulje e thikës pas shpinës ndaj Amerikës”. Ndërkaq, ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, e ka quajtur mbrëmjen e 22 dhjetorit, si “nata më e rrezikshme për Kosovën që nga përfundimi i luftës”.
Presidenti Thaçi, ka thënë se Kosova nuk do të lëkundet nga orientimi euroatlantik, ndërkaq që iniciativa e deputetëve duhet të kuptohet si një alternativë dhe jo si një sfidim i drejtësisë dhe jo si injorim apo ikje nga drejtësia. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
ASH: Qeveria monoetnike largon gjuhën shqipe në Korridorin 8

Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ

Listat e veteranëve: Qeveria do të nis ‘pastrimin’ pasi të pranojë vendimin e gjykatës

Derdhje nafte në Darëzezë, deputetja e PS publikon video

Rrëfimi i të mbijetuarës së dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ishte 11 vjeç kur u dhunua

Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë