LAJMI I FUNDIT:

​Deputetët kërkojnë që Komisioni për Legjislacion të udhëheqë procesin e Vetingut

​Deputetët kërkojnë që Komisioni për Legjislacion të udhëheqë procesin e Vetingut

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka raportuar sot para Komisionit për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës lidhur me projektligjet e ministrisë që ai drejton dhe gjendjen e institucioneve korrektuese gjatë pandemisë.

Atij i është kërkuar që Komisioni për Legjislacion të kyçet në procesi ne Vetingut qysh në fillim dhe i njëjti të udhëheq këtë proces.

Pas përfundimit të mbledhjes, kryetari i Komisionit për Legjislacion, Shkëmb Manaj tha se procesi i Vetingut duhet të gjejë mbështetje nga të gjitha partitë.

“Ishte kërkesë e Komisionit për Legjislacion që të kyçet që në fazat e hershme të këtij procesi dhe të shikohet mundësia që pastaj ky proces ndoshta të udhëhiqet nga Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës, është kjo praktikë e aplikuar edhe në vendet e tjera që Kuvendi ka marrë rolin udhëheqës të këtij procesi, sepse ju e dini fare mirë që në fund të fundit ky proces kërkon një konsensus të gjerë nacional, të paktën 80 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe është konstatim i yni që ky proces duhet të gjejë mbështetje të gjerë nga partitë në pozitë dhe opozitë sepse është proces që e tejkalon një qeveri, e tejkalon një mandat qeverisës, kështu që duhet të shikohet mundësia që në të ardhmen procesi i Vetingut të udhëhiqet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, ”, tha ai.

Në këtë mbledhje, ministri raportojë për gjendjen në të cilën ndodhen institucionet korrektuese, lidhur me pandeminë Covid19.

“Ministri e dha një raportim të detajuar rreth gjendjes në Shërbimin Korrektues të Kosovës, dhe vlerësimi edhe i imi edhe gjithë anëtarëve të komisionit pa dallim të partisë politike ishte që Ministria e Drejtësisë dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës ka arritur që të menaxhojë mirë gjendjen e pandemisë në institucionet e shërbimit korrektues sepse nga 1443 të burgosur sa ka sot Shërbimi Korrektues i Kosovës, vetëm një rast kemi pasur të burgosur që ka rezultuar pozitiv me Covid19”, tha ai.

Ministri ka raportuar edhe lidhur me programin legjislativ, projektligjet që do t’i përcjellë Ministria e Drejtësisë në Kuvendin e Kosovës, ku aktualisht janë 20 projektligje të parapara për shqyrtim.

Ndërsa deri tani, Ministria e Drejtësisë i ka përcjellë vetëm katër projektligje./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori