Deputetët e Kuvendit të Kosovës konsiderojnë që Ligji për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës duhet të ndryshojë, pasi që sipas tyre, në ligj ka festa të cilat nuk përputhen me realitetin. Ata thonë po ashtu se në ligjin aktual ka festa fetare të cilat janë shndërruar në festa shtetërore.
Deputeti Nait Hasani nga Partia Demokratike e Kosovës, tha se PDK-ja ka kërkuar ndryshimin e ligjit me rekomandimin për të zvogëluar numrin e festave zyrtare dhe harmonizimin e ligjit me standardet e Bashkimit Evropian.
“Në ligj kemi mjaft festa që nuk janë kredibile në Bashkimin Evropian. Është rritur numri i festave për shkak të komuniteteve dhe për shkak të rrethanave politike që janë krijuar në Kosovë. Ndërsa, plotësim-ndryshimi i amendamenteve duhet të shkojë në drejtim të zvogëlimit të festave zyrtare dhe njëherësh dhe përcaktimit të asaj që kur është ditë pushimi që ajo ditë të mbetet feste dhe të mos bartet në ndonjë ditë tjetër”, tha Hasani.
Ligji për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës në ditët në vazhdim pritet të diskutohet në Kuvendin e Kosovës, por aktualisht, sipas Hasanit, ai është i bllokuar si pasojë e çështjeve politike.
“Ne kemi festë të Kushtetutës, në kemi festë të 1 majit, të 9 majit ditës së Evropës, ku në Evropë asnjëra prej këtyre nuk festohet. Do të thotë ka kundërshtime, kështu që ne i kemi tri festa të cilat nuk përputhen me realitetin. Tani kemi festat fetare te cilat janë shndërruar në festa shtetërore. Festat fetare duhet të jenë festa fetare e jo shtetërore, sepse Kushtetuta e përcakton shtetin laik e jo fetar”, tha Hasani.
Ndërkaq, deputetja Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje, duke folur për Radion Evropa e Lirë, tha se ligji duhet të ndryshohet dhe të punohet në të më shumë.
“Ligji duhet të rishikohet, nuk është e arsyeshme të kemi një numër kaq të madh të ditëve të pushimit dhe sidomos të shfrytëzohen rastet e tilla për shtimin e ditëve kur nuk punohet në institucione publike, qoftë duke i lidhur festat, siç ka pasur raste jo të rralla, pra kur festa ta zëmë bie ditën e enjte, institucionet pushojnë edhe të premten, apo nëse festa bie të martën, nuk punohet as të hënën”, tha Nagavci.
Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, vitin e kaluar ka formuar komisionin për nismën për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës, deputetët e komuniteteve kanë kërkuar data të caktuara për t’i shënuar si ditë memoriali.
Kryetari i komisionit, deputeti Veton Berisha nga radhët e komunitetit egjiptian tha se gjatë shqyrtimit të ligjit ka pasur mendime të ndryshe për atë se çka duhet të hiqet dhe çka duhet të vendoset në ligj. Ai tha se ligji ende nuk është shqyrtuar në seancë të Kuvendit, por pritet të ndodh së shpejti.
“Ideja jonë për amandamentim ka qenë për ditët e komuniteti egjiptian dhe dy ditë për komunitetin serb, që nuk janë ditë që duhet të pushohet, por janë ditë memoriale që vet komuniteti e shënon, pra i mban aktivitetet kulturore, por administrata e institucionet nuk pushojnë këto ditë”, tha Berisha.
Kurse në Institutin Demokratik të Kosovës, pa dhënë shumë detaje, konsiderojnë se në ligjin aktual për festat zyrtare duhet të evitohen disa parregullsi.
“Ne konsiderojmë se ka një nunër të madh të festave dhe ndoshta diçka ka mundësi të evitohet, siç është data e 9 majit. Është e çuditshme se si ne e festojmë ditën e Evropës e nuk jemi as afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian, madje nuk kemi as liberalizim të vizave”, tha Blerta Aliu koordinatore për komunikim me publikun dhe media.
Kosova muajin e ardhshëm feston edhe Ditën e Evropës, ditë kjo që është ditë pune për qytetarët e vendeve të Bashkimit Evropian.
Ligji për festat në Kosovë, përfshin festat zyrtare, ato memoriale dhe festat komunale.
Ligji ka gjithsej 11 festa dhe respektohet në tërësi nga institucionet publike, derisa shumë nga bizneset e sektorit privat e kanë ditë pune.
Festat zyrtare në Kosovë, të përcaktuara me ligj janë: Viti i Ri, Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Dita Ndërkombëtare e Punës, Dita e Evropës, Bajrami i Madh, Bajrami i Vogël, Krishtlindjet Katolike, Krishtlindjet Ortodokse, Pashkët Katolike, si dhe Pashkët Ortodokse.
Përveç këtyre festave, në Kosovë sipas Ligjit janë të përcaktuara edhe tetë ditë tjera memoriale.
Data 28 nëntor shënohet si Dita e Flamurit të shqiptarëve dhe 12 Qershori – Dita e Paqes, e që për të dy ditët pushohet.
Kurse gjashtë festat tjera memoriale i përkasin ditës se komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Kosovë. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
Dokumentet serbe për qytetarët e Kosovës, ilegale në deklarime e të njohura në praktikë
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Zana Spahiu dorëhiqet nga ushtruesja detyrës së drejtoreshës në RTK
Liverpooli po i transferon dy yjet e rivalit nga Liga Premier për 100 milionë euro
Ripërserit Daçiq: Është i pamundur ekstradimi i Radoiçiqit, Serbia nuk e njeh Kosovën
I kërkuar nga Real Madridi: Trent Alexander-Arnold ka vendosur për të ardhmen e tij
Trump: Nëse iranianët më vrasin, Amerika dua që ta zhduk Iranin
Kur do të kthehet trupi i Faton Hajrizit, flet Ivica Daçiq