LAJMI I FUNDIT:

Deputetet e PDK-së të indinjuara me paragjykimet për Drenicën

Deputetet e PDK-së të indinjuara me paragjykimet për Drenicën

Deputetet e Partisë Demokratike të Kosovës janë shprehur të zhgënjyera me paragjykimet që po i bëhen Drenicës.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar sot pas një postimi të një komenti te grupi Barcoleta në Facebook nga një polic i Kosovës.

Sipas saj, personat si ky polic nuk kanë vend në organet e sigurisë.

“Mendojë se një individ me mendim dhe logjik të tillë dëmin më të madh ja krijon policisë. Persona të tillë s’duhet të kenë vend në polici. Policia e Kosovës është e Kosovës sepse në raste të tilla ndjellë frikë dhe urrejtje”, tha ajo.

Lidhur me këtë kishte reaguar edhe deputetja tjetër e kësaj partie Blerta Deliu-Kodra.

“ Ku ka mbërri të degjeneroj diskursi publik i instaluar, motivuar edhe financuar nga subjekte të caktuara politike për manipulim me masa të caktuara qytetare dëshmon statusi i këtij personi që nuk turpëron veç uniformën e institucionit më të besuar në Kosovë, po na turpëron të gjithëve si shoqëri, ku kem lejuar të katandisemi. Kësi racizmi i hapur i shfrenuar ndaj një rajoni të tërë, ndër rajonet më të përvajtuara ndër vite, nuk e kisha paramenduar as nga armiku më i urryer i yni”, shkruan ajo në Facebook.

“Identifikimi i Drenicës me një subjekt të caktuar politik nuk është arsyetim për të lansuar fushata urrejtëse e raciste që lehtë mund të eskalojnë. Përpjekja për ta dehumanizuar me praktikat nazisto-fashiste një rajon të tërë është veprim i pafalshëm dhe nuk duhet të falet. Ky rast dhe të tilla të ngjashme kërkojnë reagim të menjëhershëm të organeve të sigurisë e drejtësisë dhe distancim publik dhe kërkim falje publike nga të gjithë ata që ushqejnë këtë gjuhë të urrejtjes e përhapjes së racizmit. Unë jam nanë e dy fëmijëve nga Drenica dhe ju siguroj se asnjëri prej tyre nuk është kafshë për t’u mbajtu (ngujuar) nën tela! Turp për krejt ata që heshtin!”, shkruan Deliu

Ndryshe, në media ishte publikuar një koment në grupin Barcoleta nga një polic që kishte të bënte me Drenicën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori