LAJMI I FUNDIT:

Deputetët e Frontit Europian: Qeveria e re mban peng të ardhmen e qytetarëve

Deputetët e Frontit Europian: Qeveria e re mban peng të ardhmen e qytetarëve

Deputetët e Frontit Europian sot në konferencë për shtyp nga Kuvendi i RMV-së kanë folur për vitin 2024 dhe ngjarjet politike që ndodhën. Ziadin Sela tha se vitin që e lëmë pas ndodhën gjëra jo të këndshme. Ai përmendi mos-zbatimin e ndryshimeve kushtetuese, heqjen e “balancuesit”, si dhe foli edhe për Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Sela gjithashtu tha se Qeveria e re e mban peng ardhmërinë e qytetarëve, duke bllokuar procesin euro-integrues të vendit.


“Viti që e lëmë pas u karakterizua me gjëra jo të këndshme. Duhet ta theksojmë bllokimin e procesit eurointegrues. Qeveria mban peng ardhmërinë e qytetarëve të RMV-së, si dhe perspektivën e gjithë rajonit sa i përket eurointegrimeve. Qeveria vazhdon vetëm me gënjeshtra në lidhje me ndryshimet kushtetuese. Interesi i tyre është vetëm personal, e aspak i qytetarëve. Atë që e dëgjoni për luftë kundër korrupsionit dhe për drejtësi, këto do të vijnë vetëm nëse jemi afër BE-së. Shpresojmë që viti 2025 të na gjejë me ndryshimet kushtetuese dhe sa më afër BE-së.

“Duhet të theksojmë gjithashtu një element të rëndësishëm, se dy herë kanë ndodhur koalicionet parazgjedhore me partitë maqedonase, një herë në vitin 2020 dhe një herë OBRM-PDUKM dhe VLEN-in në zgjedhjet e fundit, duke marrë parasysh se një ditë para zgjedhjeve u paralajmërua qeveria e re. Qeveria e re po diskriminon qytetarët edhe me kredinë e re”, tha mes tjerash Sela.

Ai gjithashtu tha se programi i VLEN-it nuk është futur në atë të Qeverisë dhe se ata janë shndërruar në vazal të Hristijan Mickoskit.

“Këto persona nuk kanë përgjegjësi për të ardhmen tonë. Nuk do të kalojë as edhe një vit dhe këto do të përballen me turpin e tyre dhe përgjigjen do ta marrin kur do të përballen me shqiptarët në zgjedhjet e radhës, aty do ta shohin se kanë gabuar”, tha Sela./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori