Komuna e Lipjanit gjatë viteve të fundit po përballet me deponi pa leje të mbeturinave të cilat po krijohen në zona urbane të qytetit dhe në lokalitete të ndryshme.
Kjo çështje ka nxitur reagimin e opozitës, Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së, në mbledhjen e së enjtes në Kuvendin e Lipjanit.
Sipas kuvendarëve lidhur me deponitë e mbeturinave edhe organizatat e ndryshme e kanë nxjerrë Lipjanin si Komunën me numrin më të madh të deponive të mbeturinave.
Alban Salihu, shef i grupit të kuvendarëve nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se në fillim të këtij muaji, instituti “ATLAS” e kishte trajtuar problematikën e deponimeve e deponimeve ilegale në Kosovë, ndërkaq nga aty ishte kuptuar se Komuna e Lipjanit, sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, është komuna me numrin më të madh të deponimeve ilegale të mbeturinave.
“Ky fakt, sado që na indinjon, megjithatë nuk na befason. Me dhjetëra herë unë e shumë kolegë asamblistë kemi reaguar e kemi ngritur shqetësime për këtë fenomen. Shumë qytetarë nga shumë vendbanime kanë reaguar në forma të ndryshme, porsi shumë shqetësime të tjera drejtuar edhe drejtuesve të komunës, edhe ky shqetësim ka hasur në vesh të shurdhër. Pas dymbëdhjetë viteve qeverisje me rangu komunën në vendin e parë, në nivel vendi për nga numri i deponimeve ilegale të mbeturinave, besoj që është për t’u turpëruar”, ka kritikuar Salihu.
Po ashtu edhe Ardit Cani, kuvendar nga radhët e PDK-së ka kritikuar ekzekutivin se nuk po marrinmasa për t’i larguar disa deponi të mbeturinave nëpër lokalitete, madje një e tillë ishte krijuar edhe në lokalitetin e tij në Baicë.
“Kërkojmë nga organet kompetente të dalin në terren dhe ta shikojnë gjendjen dhe të merren masa urgjente për pastrimin e tyre”, ka thënë midis të tjerash Cani.
Në anën tjetër Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, ka thënë se është e natyrshme se ka organizata të ndryshme lokale dhe të tjera, që monitorojnë dhe nxjerrin përfundimet e konstatime tilla, por për ta gjykuar dhe vlerësuar drejtë situatën me mbeturina duhet të merren edhe indikator të tjerë.
“Sido që të jetë, unë vlerësoj që ka nevojë të bëhet shumë më shumë dhe ka nevojë për ndërhyrje. Në disa raste të deponimeve, e dini që i kemi ndërhy edhe vitin e kaluar dhe po përgatitemi të ndërhyjmë edhe në këtë vit, por keni parasysh, përpjekjet tona kanë qenë që të pastrohet çdo shtrat i lumit që secilës familje t’ua mundësojmë një shportë mbeturine dhe e kemi bërë. Natyrisht është subvencionu edhe pjesa ose kategoria sociale e qytetarëve për të mos pagu ata direkt shpenzimet që kanë të bëjnë me kontratën që kanë me pastrimin, andaj komuna ka marrë këtë obligim dhe e kemi mbështetë”, ka thënë Ahmeti.
Ai ka shtuar se duhet të organizohet edhe një fushatë e përbashkët vetëdijësuese dhe lotuese për ta ruajtur të gjithë ambientin./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Familja Muçiqi fal gjakun pas aksidentit tragjik në Fushë Kosovë

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Përplasen ashpër, Gjesti - Eglit: Prej këtij momenti mos të pafsha këtë fytyrë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze