LAJMI I FUNDIT:

Deponitë e egra ngulfasin Çairin

Deponitë e egra ngulfasin Çairin

Qytetarët e Çairit që banojnë në rrugën “Tophanë” ankohen nga mbeturinat e shumta duke thënë se komuna nuk ju sjell kontejnerë të mjaftueshëm dhe nuk bënë pastrimin e rregullt të rrugëve në këtë pjesë, prandaj mbeturinat mblidhen dhe krijojnë deponi të shumta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, kjo deponi mund të shkaktojë rrezik për marrjen e ndonjë epidemie. Deponi shihen edhe në afërsi të institucioneve, gjegjësisht afër një kopshti fëmijësh dhe qytetarët e konsiderojnë si shumë të rrezikshme për këto fëmijë.


Tv Shenja njofton se banorët e këtij vendbanimi e ndjejnë veten shumë të lënë pas dore përshkak se nuk trajtohen siç duhet nga komuna dhe nga përfaqësuesit e atyre të cilëve deri tani u kanë dhënë votën.

Qytetarët kërkojnë nga institucionet kompetente që të bëhet pastrimi i rrugëve dhe të sjellin më shumë kontejnerë edhe atë për një periudhë sa më të shkurtër kohore, sepse kjo gjendje e tanishme është shumë e rrezikshme për banorët e kësaj ane./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

“Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, presidentja Osmani përcjell mesazhin e ushtarëve amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit

Siguri
Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës

Serbët e veriut: Ata që duan të jetojnë këtu duhet ta kenë patentë-shoferin e Kosovës

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
​Taksitë ilegale, Dushi paralajmëron shtimin e masave në kryeqytet dhe konfiskim të automjeteve për kohë më të gjatë

​Taksitë ilegale, Dushi paralajmëron shtimin e masave në kryeqytet dhe konfiskim të automjeteve për kohë më të gjatë

Prishtina
Gjendet pa shenja jete një grua në Ferizaj

Gjendet pa shenja jete një grua në Ferizaj

Kronika e Zezë
Kalo në kategori