LAJMI I FUNDIT:

Deponitë e egra edhe më tej ndotin qytetin e Shkupit (Foto)

Deponitë e egra edhe më tej ndotin qytetin e Shkupit (Foto)

Në Komunën e Gazi Babës dhe gjitha komunat e Shkupit me vite të tëra deponitë e egra janë prezente, të cilat vazhdojnë të ndotin ambientin jetësor në kryeqytet.

Me vite qytetarët në Gazi Babë vazhdojnë të hudhin mbeturina, moblije të vjetëra dhe aparate të prishura të amvisërisë, gjë që vështirëson gjendjen akoma më shumë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Situata me deponitë e egra dhe hedhurinat, që janë ndotës të mëdhenj, është aktuale në çdo komunë në Maqedoni, dhe problemi zgjat me dekada. Kryetarët e komunave deri tani është dashur të hapin deponitë rajonale për përpunimin e mbeturinave, por deri tani nuk ka asgjë nga kjo.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor po shqyrton të gjitha mundësitë për një menaxhim më të mirë të mbeturinave në nivel rajonal. Në faqen e tyre të internetit është publikuar Plani për mbylljen e deponive jostandarde në Republikën e Maqedonisë, por askund nuk është specifikuar se si do të zgjidhet ky problem./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori