Prej disa muajsh ka stagnuar realizimi i projektit infrastrukturor të deponisë Rusino në Gostivar. Komuna e Gostivarit e cila në mënyrë direke është e tanguar nga problemi i mbeturinave, për vonesat fajëson administratën e Qeverisë dhe atë të rajonit planor të Pollogut, e cila, sipas kreut të kësaj komune Arben Taravari, vonon dokumentet e nevojshme për realizimin e projektit.
“Janë procedura më së shumti që vonohen mes Qeverisë dhe pushtetit lokal, gjegjësisht të administratës së Rajonit të Pollogut. Këtu nuk është vetëm faji i administratës së Pollogut por edhe ndërkombëtarëve, të cilët disi u vonuan në përpilimin dhe përgatitjen e funksionimit të ndërmarrjes rajonale. Kur them ndërkombëtarëve them ata që e financojnë këtë projekt pra financues është Agjencia për zhvillim e Zvicrës që jep një sasi të konsiderueshme të parave”, deklaroi Arben Taravari.kryetar i komunës së Gostivarit.
Nga ministria e ekologjisë e cila ka ingerencat mbi deponinë Rusino, thonë se s’ka vonesa të aktiviteteve.
“Procesi i vlerësimit të planit ka përfunduar në dhjetor të vitit 2019. Raporti për procesin e vlerësimit të planit është dorëzuar në Ministri për miratim në 29 janar të këtij viti dhe po punohet në këtë dokument. Nuk ka vonesa të aktiviteteve”, deklarojnë nga Ministria e Ekologjisë.
Të pyetur për problemin në fjalë, nga komuna e Tetovës kanë refuzuar të prononcohen para kamerave, ndërsa me shkrim janë përgjigjur se kanë ndarë nga buxheti mjetet për asfaltimin e pjesës së dytë të rrugës.
“Komuna e Tetovës si kofinancuesi i dytë më i madh i këtij projekti, javë më parë ka miratuar ndarjen e mjeteve prej 2.5 milion denarëve për financimin e vazhdimit të asfaltimit të rrugës dhe mburojave të hekurit”. Janë shprehur nga kjo komunë”, theksojnë nga Komuna e Tetovës.
Vonesa e realizimit të punëve në Rusino të Gostivarit, dëmton më tepër komunat e vogla, të cilat detyrohet që mbetjet ti bartin në Drislla të Shkupit.
“Është një vonesë që neve na krijon shumë probleme në terren. Kur vjen faza e dërgimit në Rusino, atje hasim në pengesa që faktikisht na shkakton edhe probleme në funksionim, pastaj edhe keqkuptime tek qytetarët sepse nuk mund ti hedhim në kohën e caktuar. Jemi të detyruar ti dërgojmë diku tjetër, si Drislla në Shkup e cila ka një kosto shumë të madhe- deklaroi Albon Xhemaili, kryetar i Komunës së Bogovinës
Sipas Regjonit planor të Pollogut që janë edhe realizues të projektit, tenderimi për pjesën e dytë të asfaltimit të rrugës, pritet që të hapet brenda dhjetë ditësh, ndërsa afati përfundimtar i realizimit të projektit është muaji qershor. Shfrytëzimi i deponisë rajonale Rusino nga nëntë komunat e Pollogut, ka filluar që para 15 vitesh. Që atëherë, është planifikuar modernizimi i kësaj deponie, me qëllim mbrojtjen e banorëve nga ndotja e tokës dhe ujit, por edhe pse premtime ka pasur gati çdo palë zgjedhje në programet e partive politike, ende deponia si e tillë vazhdon të ndotë ajrin tokën dhe ujin në fshatrat rreth deponisë./Alsat/
https://www.youtube.com/watch?v=EFWuLgvSj2Q&feature=emb_title
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
LSDM: Kërkojmë përgjegjësi për foshnjat e vdekura në Klinikën për Fëmijët
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025