LAJMI I FUNDIT:

Deponia e Strugës në status quo

Deponia e Strugës në status quo

As autoritetet lokale as ato qendrore nuk japin afate të sakta kohore për atë se kur mund të presin qytetarët të zgjidhet çështja e deponisë së Strugës. Nga komuna e Strugës thonë se janë në pritje të hapit të rradhës nga Qeveria dhe se për këtë janë të mundshme dy zgjidhje. Njëra është që vetë qeveria të nënshkruajë kontratë me kompani private që do të bëjë mbledhjen dhe transportimin e mbeturinave deri te deponia Drislla në Shkup dhe tjetra është që të blehet makineria e duhur për këtë punë, e cila pas kryerjes së punëve do të mbetej në pronë të ndërmarrjes komunale të Strugës. Thonë se presin përgjigje konkrete nga Qeveria brenda javës së ardhshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Paratë janë ndarë. Procedura për blerjen e mjeteve të nevojshme është në rrjedhë. Situata është nën kontroll. Deponia po mbikëqyret nga kompania private për sigurim’, tha Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.


Përndryshe, në deponinë e Strugës, në të cilën vazhdon hedhja e mbeturinave, edhe këto ditë kishte tym, mirëpo, jo aq sa në periudhën e kaluar. Ende nuk është qartësuar edhe çështja e ndërtimit të deponisë rajonale të paraparë për ndërtim në komunën Debarc, deponi për të cilën kryetari i kësaj komune, Igor Trajkovski tha se e kundërshtojnë fuqishëm, duke i dhënë afat prej 15 ditësh Ministrit të ambientit jetësor, Sadulla Duraku, që ta tërheqë zgjidhjen e propozuar. Në të kundërtën, Trajkovski tha se do ta aktualizojë mundësinë e referendumit kundër një deponie të tillë rajonale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Shëndetësi
Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri 31 gusht

Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri 31 gusht

Lajme
Pas dështimit të anëtarësimit në KiE, Krasniqi: Ditë e hidhur për Kosovën - zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme

Pas dështimit të anëtarësimit në KiE, Krasniqi: Ditë e hidhur për Kosovën - zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme

Lajme
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Lajme
Kalo në kategori