LAJMI I FUNDIT:

Deponia “Drislla”, banorët në protesta

Deponia “Drislla”, banorët në protesta
Foto: Alsat

“Duam ajër të pastër”,”Mjaft na helmuat” dhe “Duam mjedis jetësor dhe ajër të pastër”….
Këto ishin disa nga porositë e banorëve të Batincës, Draçevës, Lisiçes, Sopishtes dhe vendeve që ndodhen në afërsi të deponisë “Drislla”, në protestën kundër “Drisllës” pasi pretendojnë se ajri i ndotur në rajonin e tyre është pasojë e deponisë.

Banorët pretendojnë se 68 % e pacientëve të këtij rajoni janë me sëmundje të mushkërive, infeksione respiratore apo edhe sëmundje të kancerit.


“Kemi nxjerrë disa analiza nga dy ambulanca në Batincë. Në njërën ambulancë mjekët thonë se një numër I madh I banorëve në 3-4 vitet e fundit, paraqiten me sëmundje të mushkërive të bardha…01:22 Ambulanca tjetër në Batincë thotë se 68 përqind të pacientëve në tre vitet e fundit janë paraqitur me sëmundje të mushkrive të bardha. Prej vitit 2020 deri në 2023 kanë vdekur 9 persona vetëm në njërën ambulancë, ndërsa të sëmurë nga kanceri janë 12 persona…. Vetëm në Batincë në këtë rrugë kryesore ku ka 100 shtëpi, në 15 vitet e fundit kanë vdekur 24 persona, dhe dy vajza, njëra vajzë ka vdekur nga kanceri në moshën 13 vjeçare dhe tjetra 15 vjeçare poashtu nga kanceri”, tha një protestues.

Banorët presin reagim të shpejtë nga Qyteti i Shkupit, Ministria e Ekologjisë dhe zyra e BE-së në Shkup.

“Shtatëdhjetë përqind e mbetjeve medicinale gropohen në tokë, që është një katastrofë ekologjike në vete, ndërsa 30 përqind tjetra që mbetet, djeget me anë të furrës e cila nuk ka të instaluar filter adekuat që e njejta mos ta ndot ajrin dhe mjedisin jetësor. Këto janë disa fakte që ti themi udhëheqësisë së deponisë ‘Drislla’ Mjaft më… Ne nuk duam ta besojmë se BE-ja do ta pranojë si anëtare të saj një shtet që e ndot ajrin dhe mjedisin jetësor dhe e helmon popullin e vet”, protestues.

Banorët thonë se përveç ajrit të ndotur, nga kjo deponi janë ndotur edhe ujërat nëntokësore dhe tokat me çka në disa vitet e fundit nuk mund të kultivojnë as të mbjella.

“Këtu ka Mbi 2,5 mijë amvisëri, në vetëm 800 metra, ndërsa shtëpitë e fundit janë vetëm 200 metra afër deponisë Drislla, u bëjmë thirrje kompetentëve të mos premtojmë më… Kërkojmë vetëm të na jepet e drejta themelore për frymëmarrje….” , protestues.

Ata presin bashkëpunim dhe reagim edhe nga organizatat ekologjike. Nënvizojnë se dëshirojnë deponi bashkëkohore dhe me standarde evropiane dhe deri në realizimin e saj nuk do të ndalojnë./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori