LAJMI I FUNDIT:

I dënuar për vrasjen e të dashurës dhe nënës së saj, Marjan Rroku nis një betejë të re gjyqësore

I dënuar për vrasjen e të dashurës dhe nënës së saj, Marjan Rroku nis një betejë të re gjyqësore

Teksa po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për vrasjen e të dashurës dhe nënës së saj, ish-agjenti i SHIK, Marjan Rroku, ka nisur një tjetër betejë me drejtësinë. Këtë radhë, ai pretendon cenim të të drejtave që lidhen me punësimin, rehabilitimin social dhe ri-integrimin, komunikimin me familjarët, apo kushtet e jetesës në burgun e Burrelit.

Objekti i kërkesës është rivendosja e të drejtave të të dënuarit. Ai i është drejtuar gjykatës, pasi nuk ka gjetur zgjidhje në rrugë administrative me drejtorinë e burgut. Përballja e tij ligjore është bërë një ping-pong mes gjykatës së Matit dhe asaj Administrative në Tiranë për kompetencën, çështje që e ka zgjidhur së fundmi Gjykata e Lartë.

Një Kolegj Administrativ i Gjykatës së Lartë vendosi se gjykata kompetente për shqyrtimin e kërkesës së Rrokut është Gjykata e Matit, prishjen e vendimit për shpalljen e moskompetencës të qershorit 2022 dhe vijimin e gjykimit të kërkesës.


Marjan Rroku u fajësua në mungesë me burg përjetë nga drejtësia shqiptare në vitin 2002 si autor i vrasjes së Alda Canajt dhe nënës së saj, Mbarime Canaj, ngjarje e ndodhur në vitin 2001 në kryeqytet. Ai u arrestua në SHBA e u ekstradua në vitin 2014, kohë nga e cila vuan dënimin. Në vitin 2016 e në vijim ai kërkoi rihapje të çështjes, kërkesë që iu refuzua në të tre shkallët e gjykimit, vendim që nuk u cenua as nga Gjykata Kushtetuese./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut

Lajme
Kalo në kategori