LAJMI I FUNDIT:

Dënohet kërcënimi me vdekje ndaj gazetarit Branko Triçkovski

Dënohet kërcënimi me vdekje ndaj gazetarit Branko Triçkovski

Përmes një reagimi dërguar Telegrafit Maqedoni, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dënon ashpër kërcënimet me vdekje ndaj gazetarit Branko Triçkovski që i dërgoi aktori Toni Mihajllovski, i cili sot në profilin e tij të facebook shkroi se do kishte mundur ta vrasë Triçkovskin pa iu trembur syri.

Në reagim mes tjerash thuhet se ”gjuha e urrejtjes dhe thirrja për dhunë kundër gazetarëve është e palejueshme dhe paraqet sulm ndaj lirisë së fjalës. Kërcënimet me vdekje kanë për qëllim të shqetësojnë gazetarët dhe të heshtin kritikën në media.


Bëjmë thirrje publike që këto lloje të kërcënimeve dhe të trysnisë ndaj gazetarëve të ndërpriten sepse retorika e tillë nuk mund të trajatohet si liri e fjalës, por është krim i rëndë që dënohet me burg.

ShGM javën e ardhshme do të dërgojë kërkesë me shkrim deri te Prokuroria publike për të ndjekur penalisht Mihajllovskin, sipas neneve 144 dhe 394-G të Kodit penal. Shpresojmë që prokuroria do t’i çmojë provat tona dhe do të nisë hetim ndaj Mihajllovskit.

Qeveria e re ka detyrë ligjore dhe morale publikisht të dënojë kërcënimet e tilla dhe të vendosë sistem efikas për dënimin e dhunës ndaj gazetarëve. Përgjegjësi e qeverisë është të sigurojë mjedis të sigurte për gazetarët”, thuhet në reagimin e SHGM-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori