Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, GJKKO, dënoi me një vit shërbim prove ish kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, pasi e gjeti fajtor për fshehje pasurie dhe deklarime të rreme mbi paratë e përdorura në blerjen e shtëpisë.
Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion, SPAK, akuzoi ish gjyqtarin Dedja se në formularin e vetëdeklarimit të pasurive ka fshehur pasuri, që kanë të bëjnë me një shtëpi në plazh dhe burimin e një pjesë të parave, me të cilat bleu një shtëpi në kryeqytet.
Ish gjyqtari Dedja ka thënë se një pjesë të këtyre parave ia ka marrë hua kunatit të tij, i cili i kishte siguruar ato nga puna në emigracion, ndërsa shtëpinë në bregdet e kishte në përdorim.
SPAK kishte kërkuar një vit burgim për zotin Dedja, ndërsa GJKKO e dënoi me gjashtë muaj burg, dënim i konvertuar me një vit shërbim prove.
Ai bëhet kështu ish gjyqtari i parë, që u dënua nga Gjykata e Posaçme, pas një cikli të plotë të procesit të vetingut, i cili e largoi nga detyra e lartë që mbante në Gjykatën Kushtetuese.
Për akuza të ngjashme janë nën hetim edhe ish gjyqtarë dhe ish prokurorë të larguar nga sistemi i drejtësisë prej procesit të vetingut.
Sistemi shqiptar i drejtësisë ka hyrë prej disa vitesh në një reformë të thellë strukturore, e cila përfshin përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve bazuar në pastërtinë e pasurisë dhe integritetit profesional.
Gjatë këtij procesi janë shqyrtuar afro treçereku i gjyqtarëve dhe prokurorëve të sistemit dhe janë larguar nga puna më shumë se gjysma e tyre. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndahet nga jeta e kryepeshkopi Anastas Janullatos, Spiropali: Kontribuoi në harmoninë e bashkëjetesën fetare në Shqipëri e në botë
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova