LAJMI I FUNDIT:

Dënohet me burgim të përjetshëm gjermani që vrau shqiptarin në Freiburg

Dënohet me burgim të përjetshëm gjermani që vrau shqiptarin në Freiburg

Në janar të këtij viti, një 30-vjeçar kishte qëlluar me revole shqiptarin – të dashurin e ish-partneres së tij në rrugë, në Freiburg-Betzenhausen.

Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të rëndë.


Dhoma e jurisë (gjykatësit porotë) së Gjykatës së Landit të Freiburgut ka ardhur në përfundim në procesin e zhvilluar të martën se bëhej fjalë për një goditje të shënjestruar në gjoksin e viktimës.

Viktima, një person 31-vjeçar, ka ndërruar jetë menjëherë në spital. pak ditë më vonë ai është varrosur, në Kosovë.

Pas kumtimit të dënimit me burgim të përjetshëm, spektatorët në sallë, të cilët ishin ndër të tjera të afërm të viktimës dhe ish-partnerit, janë parë duke duartrokitur.

Gjykata ka vijuar me vendimin e prokurorisë, e cila më parë kishte kërkuar dënim të përjetshëm për vrasje me karakteristika rënduese.

Mbrojtësi tashmë ka bërë të ditur se do të apelojë vendimin gjyqësor.

I dënuari ka qëndruar në heshtje teksa jepej vendimi. Ndërsa kryetari i trupit gjykues po lexonte arsyetimin, i pandehuri 30-vjeçar është shtrirë dhe përlotur.

Varianti i tij i ngjarjes është ky: Ai ka shkuar me makinë te banesa e ish-partneres së tij dhe partnerit të saj të ri.

Ai donte të shihte vajzën e përbashkët tetëvjeçare, shkruan ard.de. Ish-partnerja ka pasur kujdestarinë, si e vetme, që nga prilli 2021. Por, kur ai po priste në rrugë nuk ka zbritur vetëm vajza, por edhe partneri aktual i nënës së saj. Sipas tij vajza nuk dëshiron asnjë kontakt me babain e saj – edhe pse ai e ka kërkuar vazhdimisht. Partneri pra, donte ta largonte të akuzuarin.

Papritur ky i fundit ka nxjerrë një revole të mbushur nga xhaketa e tij dhe e ka qëllouar burrin në kraharor nga afërsia, transmeton albinfo.ch. Sipas gjykatës, viktima nuk kishte mundësi të mbrohej. Lëndimet ishin fatale.

Pak kohë më vonë, burri kishte vdekur në Spitalin Universitar të Freiburgut. I pandehuri ka pranuar se ai ka shkrepur plumbin vdekjeprurës.

Viktima dhe gruaja kanë së bashku një djalë, i cili ditën e krimit kishte ditëlindjen, kishte mbushur një vit.

Prokuroria publike dhe prokurori privat kanë bërë kërkesë për burgim të përjetshëm për vrasje të rëndë (për motive të ulëta, ndërsa prokurori privat edhe për keqdashje).

Avokati mbrojtës u deklarua për vrasje nga pakujdesia, përcjell albinfo.

Ai e konsideron të mjaftueshëm dënimin me burg dyshifror në shkallë më të ulët (nën 10 vite).

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori