LAJMI I FUNDIT:

Dënohet me 22 vite burgim i akuzuari për vrasjen e 2019-ës në Prishtinë, babai i tij lirohet nga akuza për shtytje në vrasje

Dënohet me 22 vite burgim i akuzuari për vrasjen e 2019-ës në Prishtinë, babai i tij lirohet nga akuza për shtytje në vrasje

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Besnik Shkodra, duke e dënuar me dënim unik prej 22 vitesh burgim për vrasjen e Abit Jasharit, në shkurt të 2019-ës në Prishtinë. Ndërsa, Baki Shkodriqi u lirua nga akuza për shtytje në vrasje.

Aktgjykimi ndaj dy të akuzuarve, u shpall të premten nga kryetari i trupit gjykues, Kushtrim Shyti.


Sipas aktgjykimit, i akuzuari Besnik Shkodra për veprën penale “Vrasje e rëndë” u dënua me 21 vite burgim, ndërsa për armëmbajtje pa leje me 2 vite burgim. Ndaj tij, u shqiptua dënim unik prej 22 vitesh burgim.

I akuzuari për shtytje në vrasje thotë se shprehja “a e mbushe” kishte qenë për telefon
Lexo po ashtu I akuzuari për shtytje në vrasje thotë se shprehja “a e mbushe” kishte qenë për telefon

Ndërsa, i akuzuari Baki Shkodriqi (babai i të akuzuarit Besnik), u lirua nga akuza pasi nuk është vërtetuar se i njëjti ka kryer veprën penale që i vihej në barrë.

Sipas këtij aktgjykimi, i akuzuari Besnik Shkodra obligohet që të paguajë shpenzimet procedurale dhe atë shumën prej 200 euro për paushallin gjyqësor dhe 50 euro tjera për fondin e kompensimit të viktimave të krimit dhe 450 euro për ekspertizën e Institutit të Psikiatrisë Forenzike.

Për këtë çështje, më 14 korrik 2022 ishte bërë rikonstruimi i vendit të ngjarjes pas propozimit të aprovuar nga trupi gjykues më 1 qershor 2022 të mbrojtësit të të akuzuarit Besnik Shkodra, avokatit Skender Musa, raporton Betimi për Drejtësi.

Sipas aktakuzës së ngritur më 22 shtator 2020, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Besnik Shkodra akuzohej se më 27 shkurt 2019, në Prishtinë, pas një mosmarrëveshje të mëhershme në mes të tij dhe tani të ndjerit Abit Jashari, në ditën kritike, derisa i ndjeri ishte duke u kyçur në rrugën “Haxhi Zeka” me veturën e tij të llojit “Opel Omega”, ishte i ndalur në atë rrugë me veturën “Citroen C4”, saktësisht para lokalit të quajtur “Top Market”.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri, aty për pak kohë e ka vëzhguar tani të ndjerin, i cili ishte duke ardhur në drejtim të rrugës ku ishte ai dhe me t’u afruar në një distancë prej 4-5 metrash, i akuzuari me dashje që ta privojë nga jeta ka shtënë me armë të llojit “Cervena Zastava”, M70, e kalibrit 7.65x 17mm, në drejtim të tani të ndjerit Abit Jashari, i cili gjendej në veturë.

Sipas aktit akuzues, tani i ndjeri del nga vetura, ku i pandehuri ka shtënë me armë prapë në drejtim të tij, me ç’rast tani i ndjeri vazhdon të ecë 2-3 metra dhe rrëzohet në tokë.

Tutje, në aktakuzë thuhet se pas plagëve të marra në shpinë të dorës dhe në regjionin e pasmë të majtë të shpinës, ndërron jetë në vendin e ngjarjes. Për këtë, Besnik Shkodra akuzohej për veprën penale “Vrasja e rëndë”.

Kurse, në dispozitivin e dytë të akuzës, ai akuzohej për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, pasi sipas prokurorisë, nga data e pacaktuar e deri më 27 shkurt 2019, i njëjti pa autorizim ka mbajtur në pronësi revolen e lartcekur, duke shkelur ligjin e zbatueshëm lidhur me armën.

Në anën tjetër, Baki Shkodriqi akuzohej se me dashje e ka shtyrë të pandehurit Besnik Shkodra, djalin e tij, që ta kryejë veprën penale të vrasjes së përshkruar në dispozitivin e parë të aktakuzës.

Aktakuza thotë se gjatë hetimeve ka rezultuar se i pandehuri Baki, në mëngjesin e po asaj dite, i ka dërguar një sms Besnikut me fjalët “a e mbushe”, ndërsa i pandehuri pasi e ka përfunduar vrasjen e ka informuar të pandehurin me sms se “e kreu”, e kjo ka ndodhur pak minuta pasi është kryer vrasja.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori