Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar me 1 vit burgim të akuzuarin me inicialet E.A., për shkak të veprës penale “Vjedhje e rëndë”.
Në njoftimin e gjykatës thuhet se vjedhja ka ndodhur më datë 12.06.2022 gjatë periudhës kohore nga ora 13:30 -16:20 min, në Prizren, në rrugën “Tahir Meha” në Prizren.
Tutje, thuhet se në xhaminë “Sinan Qatip”, i pandehuri ka vjedhur kasafortën me të holla nga imami.
“…me qëllim që vetes apo tjetrit t’i sjellë përfitim pasuror të kundërligjshëm, ia merr pasurinë e luajtshme të dëmtuarit O.B (imam i xhamisë), në atë mënyrë që duke shfrytëzuar kohën e përshtatshme, hyn brenda në objektin fetar-xhami, dhe gjatë kontrollit me mjet të përshtatshëm e zhvendos nga muri kasafortën metalike e cila kishte të holla në shumën prej 300 eurove, pastaj pa u vërejtur largohet nga vendi i ngjarjes duke e marr kasafortën dhe të hollat të cilat ishin brenda saj, me ç’rast të dëmtuarit i shkakton dëm material”, thuhet në komunikatën për media.
I njëjti po ashtu është dënuar edhe për veprën penale vjedhje, të cilën e kishte kryer me datë 22.05.2022.
“Rreth orës 01:30 min, në Prizren në rrugën “Brahim Osmanaj”, personit tjetër ia merr pasurinë me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo për personin tjetër, në atë mënyrë që shfrytëzon momentin e volitshëm- mos prezencën e të dëmtuarit B.K, merr motoçikletën e markës “Peda”, të cilën i dëmtuari e kishte lënë afër banesës së tij dhe pasi që motoçikleta nuk kishte çelës e shtyn deri në rrugën Ibrahim Rugova, ku edhe ndalohet nga policia dhe shoqërohet në stacionin policor me ç’rast të dëmtuarit i shkakton dëm material”.
Për këtë vepër ai është dënuar me gjobë prej 300 eurove dhe dënim me kusht ashtu që i vërteton dënimin me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh i cili dënim nuk do të ekzekutohet në afatin ligjor prej 1 viti nëse i akuzuari nuk do të kryen vepër tjetër penale.
“Po ashtu të akuzuarit, gjykata me aktvendim të veçantë jashtë seance ia ka ndërprerë masën e paraburgimit që nga data 13.07.2022.Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar”, thuhet tutje në njoftim.
Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vaktia e Ramazanit 2025

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës