Dennis Rodman akuzohet për vjedhje

217:"LOS ANGELES, CA - OCTOBER 20: Dennis Rodman speaks onstage during Politicon 2018 at Los Angeles Convention Center on October 20, 2018 in Los Angeles, California. (Photo by Phillip Faraone/Getty Images for Politicon) 26:"Getty Images for Politicon
Pronarët e një studioje të jogës në Newport Beach të Kalifornisë e kanë akuzuar ish-basketbollistin Dennis Rodman se është përfshirë në grabitje në këtë studio, duke marrë kristale ametist në vlerë prej disa mijë dollarësh.
Sipas tyre, Rodman së bashku me një mashkull dhe një femër tjetër të paidentifikuar, vodhën një gur me vlerë 2.500 dollarë, ndërsa dëmtuan një tjetër gur të çmuar në vlerë mbi 5.000 dollarë.
Kur policia kishte dalë në vendin e ngjarjes, hajnat tashmë ishin larguar, transmeton KP.

Basketbollisti i njohur ende nuk është prononcuar në lidhje me akuzat, ndërkohë që edhe ditë më parë ishte publikuar një video, në të cilën ai shihej duke vjedhur rroba.
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


























































