LAJMI I FUNDIT:

Dënimi i Shukri Bujës me dy vjet burgim, flet avokati Koci

Dënimi i Shukri Bujës me dy vjet burgim, flet avokati Koci

Ish-kryetar i Lipjanit, Shukri Buja është dënuar me dy vjet burgim për keqpërdorim detyre për rastin e njohur si “Ferronikeli”.

Avokati i tij, Arianit Koci në një prononcim për media ka thënë se nuk janë përfillë rekomandimet e Gjykatës së Apelit dhe se nuk i është dhënë koha e duhur që të përgatis çështjen e këtij rasti.


“Nuk janë përfillë rekomandimet e Gjykatës së Apelit dhe mua nuk më është dhënë koha e duhur për t’u përgatit. Prej momentin që e kam pranuar procesverbalin e fundit e deri në fjalën përfundimtare i kam pasur vetëm dy orë, pra nuk ka tentuar gjykata të na jap kohë dy ditë, edhe pse unë kam kërkuar shtatë sitë siç është rregulli i pashkruar”, ka thënë Koci.

Siç theksoi ai, tash janë në pritje të arsyetimit të Gjykatës për aktgjykimin e marr, edhe pse siç u shpreh ai nuk beson që do ta kenë të lehtë arsyetimin.

Gjykata dënon Shukri Bujën me dy vjet burgim për keqpërdorim detyre
Lexo po ashtu Gjykata dënon Shukri Bujën me dy vjet burgim për keqpërdorim detyre

“Tash do të shoh se si do ta bëjë arsyetimin gjykata dhe besoj që nuk do ta ketë punë të lehtë ta arsyetoj këtë vendim. Gjykata e Apelit së pari ka kërkuar të nxjerrin prova që të vërtetohet fajësia e Bujës, dhe prova në drejtim të vërtetimit të dashjes nëse vërtetohet fajësia, këto nuk janë përfillur. E keni parë që rigjykimi ka përfunduar brenda ditë dhe menjëherë të nesërmen është caktuar fjala përfundimtare dhe sot është shpallur aktgjykim. Kjo është një prej gjykimeve më të shpejta prej që unë punoj si avokat”, ka thënë ai.

Koci po ashtu theksoi se gjykatësi do duhej t’i lejonte që të paraqesin provat e reja, por një gjë e tillë është refuzuar.

“Është dashur të na lejoj provat e reja. Unë kam kundërshtuar në fillim kur i kam propozuar që provat të trajtohen sipas nenit 345 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, gjyqtari i ka trajtuar sipas nenit 348 sipas KPPK-së, pasi që janë deklaruar të akuzuarit na ka dhënë mundësi që t’i propozojmë provat të cilat më pas i ka refuzuar menjëherë”, ka thënë ndër të tjera avokati. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori