LAJMI I FUNDIT:

Dënimi nga UEFA mund t’i kushtojë shtrenjtë Cityt, titulli i 2014-tës mund t’i jepet Liverpoolit

Dënimi nga UEFA mund t’i kushtojë shtrenjtë Cityt, titulli i 2014-tës mund t’i jepet Liverpoolit

Kampionit aktual anglez, Manchester Cityt mund të hiqet titulli i tyre i fituar në sezonit 2013/14 në Ligën Premier.

City është dënuar me dy vite mos-prezencë në Ligën e Kampionëve nga UEFA për shkak të “shkeljeve serioze” të rregullave financiare.

Klubi anglez ka apeluar kundër vendimit në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport, por nëse dënimi konfirmohet, atëherë ka të ngjarë që edhe Liga Premier do të hetojë edhe marrëdhëniet e tyre të së kaluarës.


Klopp: U trondita nga dënimi i Cityt, zemërohem për Guardiolan dhe lojtarët
Lexo po ashtu Klopp: U trondita nga dënimi i Cityt, zemërohem për Guardiolan dhe lojtarët

Sipas mediumit të njohur Daily Mail, një komision mund të heqë pikët në mënyrë retrospektive, domethënë që titulli i tyre i vitit 2014 mund të jetë në rrezik.

City fitoi ligën në sezonin 2013/2014 në një nga garat më të afërta në vitet e fundit, duke përfunduar me 86 pikë – vetëm dy më shumë se Liverpooli i dyti.

UEFA ka deklaruar se periudha midis viteve 2012-2016 ishte kur City mbivlerësoi të ardhurat e tyre nga sponsorizimi.

Kjo do të thotë se në teori fitorja e titullit të vitit 2014 mund t’i hiqej atyre dhe t’i jepej Liverpoolit në mënyrë retrospektive. /Telegrafi/

Tabela përfundimtare e sezonit 2013/14

Në trend Sport

Më shumë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Bundesliga
Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Kosovë
U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Premier League
Për katër ditë, dy suspendime për Jude Bellingham

Për katër ditë, dy suspendime për Jude Bellingham

La Liga
Konfirmohet nga Italia: Real Madridi ka tri vite që e ndjek sensacionin e Torinos, dëshiron ta marrë qysh në verë

Konfirmohet nga Italia: Real Madridi ka tri vite që e ndjek sensacionin e Torinos, dëshiron ta marrë qysh në verë

La Liga
Kalo në kategori