LAJMI I FUNDIT:

Dendias: Në interes të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë është të kenë marrëdhënie të mira

Dendias: Në interes të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë është të kenë marrëdhënie të mira

Në interes të Maqedonisë së Veriut është që të ketë marrëdhënie të mira me Greqinë, gjithsesi vlen edhe e kundërta. Këtë e diktojnë kushtet gjeopolitike në rajon dhe ky duhet të përfaqësojë qëllim të përbashkët të të dyja vendeve, tha ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias në intervistën për gazetën “Realnjuz”.

Siç informon korrespondentja e AIM-s nga Athina, shefi i diplomacisë greke edhe një herë e shpreh mbështetjen e Greqisë për perspektivën evropiane të vendit tonë, nën, siç thotë, kushtet e vendosura dhe shton se shpreson në mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në.


“Por, kriter themelor për arritjen e këtij qëllimi është respektimi i dispozitave dhe frymës së Marrëveshjes së Prespës dhe avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Se në vetë marrëveshjen ekzistojnë pika problematike, dihet, ndërsa Demokracia e Re, atëherë si opozitë, me kohë e shprehu kundërshtimin e saj për nenet konkrete. Por, Marrëveshja e Prespës është në fuqi dhe duhet të zbatohet në mënyrë të drejtë. Edhe pse janë bërë hapa të mjaftueshëm në këtë drejtim, megjithatë ekziston shumë hapësirë për përmirësimin si nga entitetet publike, ashtu edhe nga entitetet private”, tha Dendias,

Ai shtoi se nuk duhet të jepen deklarata të gabuara “të cilat shkaktojnë reagime emotive te populli grek”, sepse deklaratat e tilla “nuk ndihmojnë në përmirësimin e klimës në marrëdhëniet bilaterale dhe me siguri nuk e përforcojnë perspektivën evropiane të vendit”.

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori