LAJMI I FUNDIT:

Dendias: Kemi përfitime të përbashkëta, duhet të shikohet karta që të kuptohet ajo

Dendias: Kemi përfitime të përbashkëta, duhet të shikohet karta që të kuptohet ajo

Kam kënaqësi që jam këtu. Kjo është vizita ime e parë në Maqedoninë e Veriut, vendin fqinjë të Greqisë, dhe së shpejti partner në NATO, kandidat për BE dhe jam i sigurt se shumë shpejt do të fillojnë bisedimet, me çka e keni mbështetjen e plotë timen, tha Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, pas takimit me homologun e tij, Nikolla Dimitrov.

“Kyriakso Mitsotakis dhe Zoran Zaev janë takuar në Selanik, unë për herë të katër takohem me Dimitrovin.Vetëm se ekziston përparim i theksuar në zbatimin e marrëveshjes së Prespës. Duhet që të përshpejtohet me zbatimin e marrëveshjes. Bashkëpunojmë në frymën konstruktive për përmirësimin e marrëdhënieve tona. Marrëveshje e rëndësishme sjellin rezultate të rëndësishme për të dyja vendet. Kemi bashkëpunim për bashkëpunim, përparim të ekonomisë, investime dhe infrastrukturë. Theksojë edhe njëherë se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut dhe vendeve tjera nga Ballkani Perëndimorë është qëllimi i përbashkët që rajoni të kalojë në realitet të ri e cila buron nga kornizat evropiane”, theksoi Dendias.


Ai tha se e kupton zhgënjimin në Maqedoninë e Veriut për mosmarrjen e datës dhe theksoi se Greqia që më herët ka filluar aktivitetet që vendi sa më parë të merr datën për BE./Telegrafi/