Tre persona janë arrestuar për shkak se të njëjtit dyshohet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete kanë dëmtuar kompaninë në të cilën janë të punësuar në vlerë rreth 31 mijë euro.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur nga muaji maj 2024 deri në janar 2025 në rrugën “Bill Klinton”, në Pejë.


Siç thuhet në raport rasti është cilësuar si “Keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”.

“Më 01.07.2025 pas hetimeve të zhvilluara janë arrestuar tre të dyshuar m/k për shkak se të njëjtit dyshohet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete kanë dëmtuar kompaninë në të cilën janë të punësuar në vlerë rreth 31000 euro”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/