Një pronar i shtëpisë që dëmtoi një pemë 90-vjeçare aq shumë sa duhej të rrëzohej e tëra, është gjobitur me mbi 70 mijë euro. Stephen Lawrence, nga Chelmsford, Essex, kishte zhveshur lëvorën nga pjesa e poshtme e pemës. Këshilli i Qytetit në Chelmsford tha që dëmi ishte aq i madh sa duhej të rrëzohej e gjithë pema - dhe ai shkoi në gjyq. Lawrence u shpall fajtor për dëmtim të qëllimshëm të një peme të mbrojtur. I pandehuri fillimisht u gjobit me 100 mijë euro, por kjo u zvogëlua në 70 mijë euro.Këshilli tha që ndoshta pema ishte mbjellë menjëherë pasi shtëpia ishte ndërtuar në vitin 1908. /Telegrafi/

79901912 461835224475821 3415943415001513984 n