LAJMI I FUNDIT:

Dëmtohet me armë zjarri largpërçuesi që furnizon 2000 familje me rrymë në Vushtrri

Dëmtohet me armë zjarri largpërçuesi që furnizon 2000 familje me rrymë në Vushtrri

KEDS njofton se furnizimi me energji elektrike është stabil dhe pa ndërprerje, pos në Istog, ku ka prishje si pasojë e erërave të forta. Ekipet janë në terren dhe duke i sanuar ato në kohën më të shkurtër të mundshme.

Por, një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur në Nadakovc të Vushtrrisë, e cila e ka fillin dy ditë para Vitit të Ri.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka njoftuar se me 29 dhjetor, persona të pandërgjegjshëm kanë gjuajtur me armë në një shtyllë metalike të tensionit të lartë.

“Ata kanë shkrepur rreth 15 plumba, gjysma nga të cilët kanë përfunduar në kabllot e energjisë elektrike, ndërsa gjysma tjetër në një tabelë për tregim të rrezikut, të cilën duket se e kanë përdorur si tabelë qitjeje. Kjo ka lënë për një kohë rreth 2000 familje të asaj ane pa energji elektrike, pasi ishte goditur Largpërçuesi Maxhunaj. Fatmirësisht kishte kapacitete të lira dhe mundësi të lidhjes së konsumatorëve në Largpërçuesin tjetër, atë të Nadakovcit”, ka thënë Buzhala, transmeton Telegrafi.

Ekipet e KEDS-it kanë dalë menjëherë në terren dhe kanë arritur tek sot ta identifikojnë prishjen dhe ta sanojnë menjëherë ata

“Prishje të tilla, pos që paraqesin akte të shëmtuara, janë shumë të vështira edhe të identifikohen. Kjo, pasi largpërçuesit janë me dhjetëra kilometra të gjatë dhe depërtimi i plumbave është bërë në një hapësirë të vogël dhe të ngushtë. Po të mos ekzistonte mundësia alternative, akte të tilla do t’i linin pa energji elektrike për 5 ditë me radhe rreth 10 mijë banorë, pasi dalja e Maxhunajve është ndër më të mëdhatë në Vushtrri”, thekson Buzhala.

Ai ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes ndaj akteve të tilla dhe të lajmërojnë menjëherë ekipet e KEDS-it dhe organet e rëndit./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori