Për më shumë se dy orë Policia e Kosovës kishte mbetur pa asnjë formë komunikimi dy ditë më parë në veri të vendit. Nga dëmtimi i qëllimshëm i një antene, policisë nuk i funksionuan radiolidhjet, telefonat e as interneti.
Pavarësisht seriozitetit të ngjarjes, çka e dëshmoi edhe kualifikimi i veprës penale kundër rendit kushtetues, as këtë të mërkurë nuk ka pasur reagim nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Ministria që udhëhiqet nga Xhelal Sveçla, e i cili shpesh ka qenë i zëshëm kur bëhet fjalë për veriun edhe për kompetenca që prekin Policinë e Kosovës, nuk është përgjigjur në pyetjet e televizionit.
Ani se nuk ka të dyshuar, dëmtimi i kësaj antene u cilësua si ‘nxitje e urrejtjes dhe përçarjes” dhe kështu rasti i ka kaluar për hetim Prokurorisë Speciale të Kosovës nga Themelorja.
Por, për rastin alarm kanë ngritur njohësit e sigurisë, duke e vlerësuar këtë si paralajmërim nga bandat kriminale.
“Natyrisht që dëmtimi i antenave të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit përveç që është shqetësuese si akt, natyrisht që jep sinjal të ekzistimit të grupeve të mirë organizuara, mirë kualifikuara dhe me qëllim të pastër për ta mbajtur në tension apo për ta përshkallëzuar situatën në veri të vendit”, ka thënë ish-zv.ministri i Punëve të Brendshme Valdet Hoxha, për RTV Dukagjini
Prokuroria Speciale e Kosovës nuk është përgjigjur për televizionin, ashtu sikurse kanë heshtur edhe Policia, e që Dukagjini merr vesh se Krimet e rënda në kuadër të këtij institucioni po merren me rastin.
Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme sugjeron hapa më konkret nga institucionet e drejtësisë.
“çështja ka kaluar në kompetencën e Prokurorisë Speciale pra vet kualifikimi tregon që ka një rëndësi të veçantë, një vepër e tillë e cila kualifikohet ne grupin e veprave kundër rendit kushtetues prandaj po shpresojmë për një hetim të shpejt që mund të shërbehet pastaj në zbulimin e motivit dhe si preventivë për ndalimin e ndonjë akti të mundshëm, ndoshta edhe terrorist”, shtoi Hoxha.
Antena që u dëmtua ishte në Milenicë, fshat në kufi me Komunën e Zveçanit. E njëjta, pas dëmtimit po ruhej nga Policia e Kosovës. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025